Një alarm për bombë në qendër të Shkupit u dha sot në mbrëmje, duke vënë në lëvizje autoritetet në Maqedoninë e Veriut.
Policia evakuoi zonën e teatrit dhe Ministrisë së Jashtme, ku u vu re një prani e shtuar e uniformave blu.
Në një reagim të fundit Ministria e Brendshme bën me dije se pas kontrolleve u konstatua se bëhet fjalë për një alarm të rremë dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën e qytetarëve.
Ndërkaq, po merren të gjitha masat për të gjetur personin që ka shpërndarë këtë informacionin e rremë dhe që ka shkaktuar panik te qytetarët./m.j