• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Alarm’ në Europë/ Moska vendos 30 raketa e dy nëndetëse në Detin e Zi, Polonia përgatitet për luftë

by
06/07/2022 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa ekspertë të sigurisë besojnë se Lufta e Tretë Botërore tashmë ka nisur, të tjerë thonë se është vetëm çështje kohe derisa pushtimi rus i Ukrainës ta ndezë shkëndijën që do ta shkaktojë një konflikt ekzistencial dhe global. Këto zhvillime kanë bërë që shumë vende të përgatiten për luftë. NATO është gati për një konflikt të armatosur dhe në Evropë rreziku për një luftë është më i madhi në 30 vite. Rusia ka vendosur ditën e djeshme tri anije luftarake dhe dy nëndetëse në Detin e Zi, duke mbajtur gjithsej mbi 30 raketa lundrimi Kalibr, njoftoi Komanda e Operacioneve Jugore të Moskës, sipas Ukrinform. “Në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, aktualisht ndodhen tri anije dhe dy nëndetëse të gatshme për të lëshuar më shumë se 30 raketa”, shkroi komanda në një deklaratë. Gjithashtu, ushtria polake do të ketë 15 000 ushtarë të rinj këtë vit, si pjesë e një plani për të zgjeruar kapacitetin e saj ushtarak dhe për të përmirësuar rezultatet e marra në simulimet ushtarake, përballë një pushtimi hipotetik rus.

Polonia gati për luftë

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, njoftoi se 8000 nga këta 15 000 rekrutë të rinj janë tashmë “operative”, pasi kanë përfunduar trajnimin e tyre bazë 28-ditor dhe se nga sot 1 000 të rinj të tjerë fillojnë mësimin e tyre në 16 kazerma në të gjithë vendin. Gjithashtu, Polonia ka përfunduar ndërtimin e murit prej çeliku në kufirin e saj me Bjellorusinë, të cilin filloi ta ndërtojë për të mbajtur jashtë emigrantët. Në një deklaratë, Morawiecki mbrojti idenë e tij se shenja e parë e luftës në Ukrainë është sulmi i presidentit bjellorus Alexander Lukashenko ndaj kufirit të Polonisë. “Muri të cilin Qeveria e Polonisë filloi ta ndërtojë në muajin janar është pjesë e luftës kundër Rusisë”, tha Morawiecki duke shtuar se ka përfunduar muri prej çeliku i cili u ndërtua me një lartësi 5.5 metra dhe gjatësi prej 186 kilometra në kufirin me Bjellorusinë. Morawiecki rikujtoi se kanë hapur dyert e tyre për miliona emigrantë ukrainas. “Ne sot mund ta ndihmojmë Ukrainën falë largpamësisë tonë politike”, tha ai.

Në Evropë rreziku për një luftë është më i madhi në 30 vite

Evropa është më afër luftës sesa ka qenë më parë në këto 30 vjet. Paralajmërimi është bërë nga ministri i Jashtëm i Polonisë. Duke iu drejtuar të dërguarve nga 57 anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Zbigniew Rau nuk përmendi Rusinë, por renditi një varg konfliktesh në të cilat pretendohet përfshirja e Moskës. “Duket se rreziku i luftës në zonën e OSBE-së është tani më i madh se kurrë më parë në 30 vitet e fundit,” tha Rau, në një fjalim duke përshkruar prioritetet e vendit të tij ndërsa mban kryesimin e radhës të OSBE-së këtë vit. “Për disa javë ne jemi përballur me perspektivën e një përshkallëzimi të madh ushtarak në Evropën Lindore.” Polonia është ndër anëtarët e NATO-s që janë më të ashpër në përballjen me ato që ajo i sheh si ambiciet revizioniste të Rusisë në Evropën Lindore. “Ne duhet të fokusohemi në një zgjidhje paqësore të konfliktit në dhe rreth Ukrainës,” shtoi Rau, duke bërë thirrje për “respektim të plotë të sovranitetit, integritetit territorial dhe unitetit të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Polonia do ndihmojë Suedinë e Finlandën

Polonia do t’i dalë në ndihmë Suedisë dhe Finlandës, nëse ato sulmohen përpara se të anëtarësohen në NATO, tha të enjten kryeministri polak Mateusz Morawiecki. “E shoh pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO si një sinjal të rëndësishëm për forcimin e sigurisë në Evropë,” tha ai gjatë një konference. “Dua ta bëj të qartë se në rast të një sulmi ndaj Suedisë, ose Finlandës gjatë procesit të anëtarësimit të tyre, Polonia do t’u vijë në ndihmë”, shtoi ai.

/e.d

Next Post
Dy viktima: Drejtësia dhe Amerika

Kush e furnizon Monikën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

February 3, 2026
Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

February 3, 2026
Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

February 3, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Revista franceze shkruan për Shqipërinë, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj

February 3, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

February 3, 2026
“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

February 3, 2026
Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

February 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

February 3, 2026
Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In