• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Alarm në brigjet evropiane, bien nga anija në Detin e Veriut 270 kontejnerë me lëndë të rrezikshme

by Java News
03/01/2019 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 270 kontejnerë, që ranë nga një anije gjigante transportuese në Detin e Veriut, pas një stuhie dhe që pritet t’u afrohen brigjeve europiane, ndërkohë që të paktën një prej tyre ka materiale të rrezikshme, kanë shkaktuar alarm. Anija transportuese ”MSC Zoe”, një nga më të mëdhatë në botë, humbi një pjesë të ngarkesës së saj, ndërkohë që lundronte në ujërat e përfshira nga stuhia mes Antwerpës (Belgjikë) dhe Bremerhavenit (Gjermani).

Roja Bregdetare holandeze tha se më shumë se 20 kontejnerë kishin arritur në plazhet e Vlielandit, Terschellingut dhe Amelandit. Gjashtë kontejnerë ndodheshin në ujërat gjermane, ndërkohë që nëpërmjet një mesazhi nga qendra informuese, KATWARN, thuhet se brigjeve po u afrohen edhe kontejnerë me materiale të rrezikshme.

Autoritetet e emergjencave në qytetin port të Cuxhaven, në Detin e Veriut, njoftuan se një nga kontejnerët ka benzoil peroksid industrial, që përdoret për produkte plastike. ”MSC Zoe” ka nxjerrë në det anije speciale për kapjen e kontejnerëve. E gjatë 394 metra, një anije e tillë mund të mbajë më shumë se 19 000 kontejnerë të përmasave standarde.

Gjendet një nga kontejnerët e humbur
Një çantë me 25 kilogram peroksid organik, substancë e rrezikshme, pjesë e 270 kontejnerëve të humbur nga një anije një ditë më parë në Detin e Veriut, u gjet sot në një plazh në një ishull në veri të Holandës. ‘’Një çantë me 25 kilogram pluhur është gjetur në plazhin e Schiermonnikoog. Bëhet fjalë për peroksid organik’’, deklaroi për median Jan-Willem Zwart, zëdhënës i shërbimeve të sigurisë së Frise, rajoni nga varet ishulli i vogël.

”Çanta e mbështjellë brenda një fuçie, pjesë e një nga tre kontejnerët e mbushur me peroksid organik është zbuluar në breg të detit’’, sqaroi ai, duke shtuar se shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri pasi mbeten në pritje që çantat e tjera me pluhur të zbarkojnë në plazhet holandeze.

”Ne i këshillojmë banorët dhe personat që vijnë për të ndihmuar në pastrimin e zonës për të mos prekur këto lloj çantash, për të paralajmëruar forcat e ndihmës së shpejtë, dhe t’i drejtohen menjëherë mjekut në rast kontakti me çantat’’, theksoi ai, duke shtuar se elementi kimik mund të shkaktojë djegie./a.meta

Next Post
Konsultime për datën e zgjedhjeve vendore, ja dy opsionet kur mund të zhvillohen

Nancy Pelosi në krye të Kongresit amerikan, Balla: Mike e madhe e Shqipërisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In