Këtë të enjte katër vionë luftarakë turq shkelën hapësirën ajrore greke mbi Egje.
Të paktën kështu raportuan mediat në Athinë.
Autoritetet greke kanë dhënë alarmin, nga provokimet e fundit të Turqisë.
Konkretisht, dy F-16 dhe dy spiunë CN-235 kryen 29 shkelje (3 nga F-16 dhe 26 të CN-235) mbi Egje.
Prej disa muajsh marrëdhëniet mes dy vendeve mbetën të tensionuara.
Tensioni mes tyre u rritën edhe për shkak të konfliktit detar. Por edhe pse pati një heshtje kohët e fundit, sidoemos pas tërmetit, duket se dy vendet fqinjë kanë rikthyer tensionet e vjetra.
Faktori ndërkombëtar nga ana tjetër pati bërë thirrje për qetësi.
/a.r