Ka rezultuar një alarm i rremë, apo më mirë lojë fëmijësh me Policinë, lajmi se një fëmijë ka tentuar të hidhet nga kati i shtatë i pallatit ku banonte në Kamzë pasi luante lojën ‘Balena Blu’.
Njoftimi i Policisë lidhur me ngjarjen:
Më datë 18.06.2017, rreth orës 18:55 në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur një telefonatë se, në katin e 7 të një pallati në Bulevardin Blu në Kamëz, një fëmijë po tenton të vetë hidhet.
Menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, Shiponjat si dhe janë vënë në dijeni Shërbimet zjarrfikse.
Nga informacionet e marra nga bizneset përreth këtij pallati, banoreve dhe kalimtarëve, nuk ka patur asnjë person në tarrac rreth kohës së telefonatës.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5 po bëjnë verifikimet e nevojshme mbi telefonatën e rreme të ardhur në linjën e emergjencave civile.
***
Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse kanë rrethuar një pallat në Rrugën Pavarësia në Kamëz, pasi një fëmijë vetëm 10 vjeç kërcënon se do të vetëhidhet.
Sipas deklarimeve të familjarëve fëmija ka luajtur lojën e rrezikshme “balena blu”.
Fenomeni i “Balenës Blu” po bëhet mjaft i përhapur edhe i rrezikshëm edhe në Shqipëri. Pak ditë më parë një rast u zbulua në Gjirokastër, ndërsa 3 të tjera u denoncuan publikisht nga një prift në Shkodër.










