• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarm i kuq në selinë blu

by A R
30/07/2016 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qysh para dy vitesh kur nisi procesi i reformës në drejtësi, kampet ishin të qarta. SHBA/BE dhe mazhoranca parlamentare ishin pro një reforme të thellë dhe shteruese të sistemit të drejtësisë, ndërsa opozita në diskurin e saj politik çdo ditë e më tepër konkludonte se nuk e donte këtë reformë. Sepse afër mendsh s’kishte si të pranonte dorëzimin e drejtësisë në duart e ligjit për sa kohë e kontrollonte vetë duke qenë se i kishte vënë vetë në karrgen e gjykatësit e prokurorit. E megjithatë, siç e dimë, falë presionit të jashtëzakonshëm ndërkombëtar PD u dorëzua duke thirrur “Fitore”, si e vetmja rrugë për të mos u vetëdemoralizuar.

Në momentin kur kjo reformë ka kaluar në Kuvend dhe tani mbetet vetëm votimi i 7 projekt -ligjeve e kur ndërkombëtarët nuk tërhiqen duke premtuar se do jenë aty për të çuar deri në fund këtë reformë jetike për të ardhmen europiane të vendit, Partia Demorkatike nuk lë asnjë rast pa anatemuar nga çdo cep reformën, me çdo mjet. Nuk ka asnjë surprizë në këtë histori, pasi ishte po kjo PD që deri në sekondën e fundit donte të sabotonte reformën. Por këtë herë  ajo tangent tentoi të delegjetimojë reformën duke tentuar të godasë nga familja (psikologji komuniste që vazhdon prej 25 vjetësh në PD) Kryetarin e Komisionit të Posaçëm për reformën, Fatmir Xhafaj.

Sipas PD, vëllai i Xhafajt na qënkërka i kërkuar nga Interpoli për trafik droge. Dhe burimi kësaj akuze është “polici dixhital” i Berishës. Pra, një akuzë pa burim, por thjeshtë dhe vetëm një baltë e radhës jo ndaj Xhafajt, por ndaj reformës. Tentativë e ulët politike për të ulur reputacionin e personit i cili duam s’duam, përtej çdo bindje politike do të mbetet personi që drejtoi procesin e reformës. I cili e deshti dhe avokoi që në krye të herës këtë projekt kushtetues. Dhe ia arriti.

Nuk vonoi as përgjigja e Policisë së Shtetit e cila sqaroi se në fakt kjo është krejt e pavërtetë. Si çdo “informacion” dixhital që gatuhet në katin e 17 të një qiellgërfishtësje ku ish-kryeministri Berisha thur thashetheme. “Nga kontrolli i plotë dhe i hollësishëm ‎nësistemin e kërkimit të Interpol nuk figuron asnjë material, kërkesë për informacion, verifikim apo urdhër arresti nga asnjë Zyrë homologe për  shtetasin Agron Xhafaj. Në rast se PD kërkon të vërtetën,  është e ftuar t’i drejtohet autoriteteve, te cilat janë të gatshme në çdo kohë për të ofruar  informacionin e kërkuar”, sqaron policia, duke rrëzuar kështu baltën e radhës ndaj reformës, e cila nuk ka vulën e PD-së në fund, por që sigurisht e  ka vënë përfund liderin e saj.

Kjo lloj politike ku për të delegjitimuar një gjë përdoren mjete të stileve komuniste, nuk është gjë e re për PD-në, por është padyshim e habitshme si kanë akoma guximin t’i qëndrojnë stoike idesë së tyre se SHBA/BE janë armiqtë e vendit. Sepse balta mbi familjen e Xhafajt është thjeshtë dhe vetëm baltë mbi reformën, mbi atë reformë që ata as se deshtën kurrë, as e duan.

Nuk do ishte dhe nuk do jetë çudi nëse ndonjërën nga këto ditë të nxehta Gushti që pritet të vijnë, qytetari, polici, ushtari apo kapteri pa mustaqe (dixhital) të denoncojë publikisht vëllain, motrën, familjen e ambasadorit amerikan Donald Lu për lidhje me kartelet e drogës në SHBA. Ose të thuhet se familja e kroates Vlahutin është familje baronësh droge, që janë të kërkuar nga INTERPOL, FBI etj..

Kjo filozofi nuk zhbën reformën, përkundrazi. Është një alarm i kuq që ka shpërthyer brenda PD-së nga frika që kanë nga reforma. Frika nga ndërkombëtarët që do ndjekin e asistojë në zbatimin e saj. E kjo frikë përkthehet në haluçinacione e deklarata të rreme, si e vetmja rrugë për të zhvlerësuar e delegjitimuar reformën. E cila në fakt nuk ka më kthim pas… /Lexo.al/a.m.

Next Post

Zbulohet formulari/ Ja si të aplikoni për në universitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In