• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Al-Kaeda dhe ISIS e kanë të vështirë të ri-ngrihen, shkak vështirësitë e mëdha në rekrutimet e reja

by Java News
06/09/2021 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Charles Kurzman, The Conversation

Në vitin 2001 Al-Kaida po planifikonte dy grupe terroristësh që do të sulmonin Shtetet e Bashkuara. Më 11 shtator 2021, ditën kur amerikanët do të përkujtojnë dhe mbajnë zi për jetët e shumta të humbura mëngjesin e të martës të 20 viteve më parë, është e rëndësishme të mos harrohet edhe komploti i dytë, sulmet që nuk ndodhën.

Khalid Sheikh Mohammed, organizatori i operacionit të 11 Shtatorit, kishte menduar në fillim të ndërmerrte sulme të njëkohshme në Bregun Lindor dhe Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara. Ai mburrej se kishte mundësi për të zgjedhur si sulmues midis dhjetëra rekrutëve.

Në fakt, numri i tyre ishte më i vegjël nga sa priste ai. Disa njerëz e braktisën komplotin, dhe nuk mund të zëvendësoheshin në aq pak kohë. Në fund Al-Kaida mundi të gjente vetëm 19 militantë të trajnuar mjaftueshëm, të cilët ishin të gatshëm të vdisnin për kauzën  e saj xhihadiste.

Për pasojë, duhej të anuloheshin sulmet në Bregun Perëndimor të SHBA-së. Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, fakt është që grupimet revolucionare islamike vuajnë nga problemet e shumta në rekrutim, ashtu si çdo organizatë tjetër.

Studimi im mbi terrorizmin islamik, ka zbuluar se Al-Kaida dhe grupi i saj rival, Shteti Islamik, kanë kohë që kanë vështirësi kronike në rimbushjen e radhëve të tyre. Shumë shpesh këto grupe ankohen për problemet që hasin me rekrutimet e reja.

“Ne jemi shumë të habitur që bashkësia islamike është ende në gjumë dhe e shkujdesur, teksa fëmijët e saj po shfarosen dhe vriten kudo, dhe kur toka e tij po rrudhet çdo ditë që kalon”- shkruante Al-Kaida në një nga botimet e saj në internet në vitin 2004. Kjo është një ndjenjë, tek e cila ky grupim e ka vënë theksin herë pas here gjatë shumë viteve.

Ndërkohë, edhe ISIS ka shprehur zhgënjim për shkak të mungesës së militantizmit të myslimanëve. Për shembull, në qershorin e vitit 2017, organizata botoi një artikull në një revistë online, duke kritikuar myslimanët se po “e hanë turpin me bukë” duke qëndruar “të sigurt në shtëpitë e tyre, të sigurt me familjet dhe pasuritë e tyre”, në vend se t’i bashkohen lëvizjes revolucionare.

Sipas një artikulli të nëntorit 2017 në gazetën e përditshme të Shtetit Islamik, problemi qëndron tek “dashuria për jetën dhe urrejtja për vdekjen”, një “sëmundje dobësie, rezultati përfundimtar i së cilës do të jetë epërsia e armikut mbi myslimanët”.

Demokraci, jo revolucion

Por dashuria për jetën, është vetëm një nga problemet e rekrutimit të militantëve. Sipas sondazheve të ndryshme, pjesa më e madhe e 1.8 miliardë myslimanëve në botë i cilësojnë si të neveritshme këto grupime.

Shumica e myslimanëve mbështesin politika që inkurajojnë ose zbatojnë devotshmërinë islame, por ato nuk e mbështesin dhunën revolucionare.  Një shumicë e madhe myslimanësh, i mbështesin zgjedhjet demokratike, të cilat revolucionarët i konsiderojnë nga ana e tyre si jo islamike.

Mendimi demokratik ka rrënjë të thella në traditën islame, duke përfshirë rilindjen “nahda” e intelektualëve arabë në shekullit XIX-të, lëvizjet e mëdha pro-demokratike në fillim të shekullit XX-të në Perandorinë Osmane dhe Iran, dhe lëvizjen e Pranverës Arabe që nisi në fundin e vitit 2010.

Militantët islamikë si Al-Kaida dhe ISIS, i shohin përpjekjet demokratike si një kërcënim, ndaj kanë vënë vazhdimisht në shënjestër studiues dhe aktivistë myslimanë pro-demokracisë. Për shembull, Muhamed Nu’man Fazli, një klerik i njohur në Afganistan, ishte ndër viktimat e fundit të kësaj lloj dhune.

Xhamia e tij në periferi të Kabulit u bombardua nga ISIS në maj të këtij viti 2021, gjatë një armëpushimi midis talebanëve dhe qeverisë afgane, sidomos për shkak të mbështetjes së tij ndaj demokracinë, sipas një deklarate në gazetën e ISIS në internet.

Qeveritë e botës ia kanë bërë shumë të vështirë njerëzve, që t’i gjejnë dhe bashkohen me grupet militante. Sot ka më pak vende të sigurta për stërvitje, dhe ato që ekzistojnë janë zakonisht në zona të thella dhe të vështira për të shkuar, si malet e Pakistanit Veriperëndimor, shkretëtirat e Malit lindor, pyjet rreth Liqenit të Çadit, Mozambiku Verior, dhe ishujt e Filipineve Jugore. Edhe në internet, militantët duhet të kërkojnë vazhdimisht metoda të reja për të shmangur zbulimin. Çdo mesazh që ata dërgojnë apo marrin, rrezikon t’i ekspozojë ata ndaj arrestimit apo sulmeve me dron.

Konkurrenca për rekrutët e rinj

Edhe grupet nacionaliste si Hamasi, Hezbollahu dhe talebanët po përpiqen të rekrutojnë ekstremistë islamikë të rinj. Ashtu si Al-Kaida dhe ISIS, këto lëvizje synojnë të imponojnë një version të rreptë të ligjit islamik, të paktën pjesërisht përmes forcës së armëve. Por ambiciet e tyre janë kryesisht lokale, në krahasim me agjendat globale të Al-Kaidës dhe Shtetit Islamik.

Nacionalistët dhe globalistët, mund të bashkëpunojnë ndonjëherë me njëri-tjetrin, siç ishte rasti i aleancës së tensionuar midis talebanëve dhe Al-Kaidës në vitet para sulmeve të 11 Shtatorit. Megjithatë, kur bëhet fjalë për rekrutimin ata janë në thelb rivalë.

Dhe nacionalistët janë shumë më të suksesshëm në përdorimin e rrjeteve të besuara lokale.

Sipas vlerësimeve të qeverisë amerikane sot në Afganistan, talebanët kanë dhjetëra mijëra militantë në mesin e rekrutëve të tyre. Dega rajonale e ISIS, e quajtur shpesh si ISIS-K, ka afërsisht 1.000 luftëtarë, ndërsa Al-Kaida më pak se 1.000.

Njëzet vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, Al-Kaida nuk ka gjetur në asnjë rast mjaftueshëm rekrutë për të kryer valën e dytë të sulmeve masive në Amerikë. Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, vetëm një duzinë njerëzish në Shtetet e Bashkuara u dënuan në vitet pas 11 Shtatorit për lidhje me Al-Kaidën, dhe asnjë nuk u përfshi në komplote në shkallë të gjerë.

Ndërkohë ISIS ka organizuar ose frymëzuar disa dhjetëra sulme në Shtetet e Bashkuara. Por ato ranë ndjeshëm në mesin e vitit 2015, kur qeveria turke mbylli kufirin e saj me Sirinë. Ndërkohë, ato ishin operacione të organizuara nga vetë autorët, dhe që përfshinin armë të vogla, eksplozivë të prodhuar në shtëpi, automjete dhe thika, me mesatarisht 14 viktima në vit.

Por Shteti Islamik nuk ka mobilizuar në asnjë rast mjaftueshëm militantë në Perëndim për të “shkatërruar Shtëpinë e Bardhë, Big Ben dhe Kullën Eifel, me lejen e Allahut”, siç kërcënoi të bënte në vitin 2015. Al-Kaida dhe ISIS mbeten seriozë në kërcënimin e tyre se duan të godasin sërish Shtetet e Bashkuara.

Por lajmi i mirë për amerikanët në këtë përvjetor të 11 Shtatorit, është se militantët islamikë po përballen me probleme të mëdha me rekrutimet, një problem i zakonshëm organizativ që ka prekur këto organizata tejet të pazakonta.

/m.j

Next Post
E mitura nga Tirana rrëfen si e ngacmonte vajza që njohu në një ndeshje futbolli: Më kërkoi të shkonim në hotel, më tha se s’do dorëzohej derisa…

E mitura nga Tirana rrëfen si e ngacmonte vajza që njohu në një ndeshje futbolli: Më kërkoi të shkonim në hotel, më tha se s'do dorëzohej derisa…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In