Atletja shqiptare, e cila do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit muajin e ardhshëm, është duke u stërvitur në ‘bar dhe baltë’, pasi nuk ka terrene të dedikuara për të.
Kështu i ka përshkruara Al-Jazeera ushtrimet që po i bën Luiza Gega, e cila po shpreson të zë vendin e parë në kategorinë e saj.
“Në të gjithë vendin, janë vetëm tri pista vrapimi, ndërsa njëra prej tyre është rrënuar”, thuhet në kronikën e publikuar.
“Siç e shihni, është e pamundur për mua të stërvitem në këtë mënyrë”, shprehet Gega, rreth kushteve të mjerueshme.
Derisa të shkojë në Rio, parku do të jetë vendi i stërvitjeve të saj.
Telegrafi/d.i.