Shqipëria është pranë eliminimit nga Euro 2016, por ne duam që ata të qëndrojnë. Kështu shkruan The Sun.
Dëshira e tabloidit britanik nuk është thjesht për skuadrën, ndonëse e vlerëson pozitivisht, por për tifozët e zhurmshëm e sidomos për tifozet bukuroshe.
“Mbështetja e pabesueshme nga tifozët është një pamje për t’u mbajtur mend, siç mund ta shihni edhe nga fotot”, shkruan The Sun, e cila bën lojë fjalësh në titull, Al-babe-ia, referuar bukurosheve shqiptare (babe është zhargoni për vajzat e reja, zakonisht tërheqëse seksualisht, por edhe për të dashurën ose të dashurin).
D.I.