Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Kuvendi i është përgjigjur opozitës, e cila ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për sulmin e avokatit Sokol Mëngjesi.
Ministrja tha se opozita dhe Berisha akuzuan Edi Ramën për dhunën ndaj avokat Mëngjesi para se policia të zbardhte ngjarjen.
“Jeni po ju që akuzoni me të parën kundërshtarin politik Edi Ramën për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut. Siç ishte rasti dje me zotin Mëngjesi që i identifikoi policia. Para se të prisnit hetimin e policisë ju shpallët fajtorin, Edi Ramën. Ata që shpallin fajtorin nuk kanë decensën më minimale të kërkojnë falje. Shërim të shpejtë zotit Mëngjesi dhe lutemi për të”’, tha Spiropali.
Kujtojmë që Mëngjsi u dhunua mëngjesin e djshëm nga katër persona, të cilët janë identifikuar nga policia. Njëri prej tyre Dorian Alia është vetëdorëzuar, ndërsa në pranga ra edhe Dritan Nano, personi i cili dyshohet se ka urdhëruar sulmin. Avokati Mëngjesi ndodhet i intubuar prej ditës së djeshme pasi është në gjendje të rëndë.
/a.r