• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzon e sulmon, për më tepër vulgarisht/ Gjëja e thjeshtë që s’kupton ky njeri….!

by Java News
06/09/2022 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç kishte premtuar, Meta ka nisur një sulm në front të gjerë ndaj Ramës tashmë në kushte opozitare, pa fije pushteti, që është në fakt vijim i një Presidencë 5-vjeçare të paprecedent në luftë me qeverinë.

Sulmi është i pamëshirshëm, jo thjesht i ashpër por dhe vulgar, me një Metë që qysh në Presidencë u shpërfaq me një lloj sjellje të panjohur më parë prej tij – gjeste dhe shprehje – në kufijtë e idiotizmit politik padyshim, por dhe njerëzor.

Tashmë dhe tani është në këtë vazhdë, duke u bërë lajm çdo ditë me kapërcim kufijsh në llojin e zhargonit që përdor ndaj kryeministrit, më shumë se i rëndomtë, banal. Dhe ndoshta s’e kupton se kështu do ia shtojë dhe më kuotat elektorale armikut të tij, në mos t’ja mbajë të pacenuara.

Meta është dalluar për djallëzi politike, por jo inteligjencë të fisme politike. Ai dhe Berisha janë dy figura me zero fisshmëri në politikë, jo vetëm në aspekt të sjelljes por dhe të mendjes. Diabolizmi i tyre në komunikim publik e fjalor, tregon boshësinë e tyre në atë pjesë të mendjes ku prodhohet mendim politik imponues, i cili më pas përcillet me elokuencë të qashtër dhe tërheqëse. Ata as e kanë e as u munduan ta kenë një të tillë produkti nga vetja e tyre politike. Kësisoj, as njëri e as tjetri, nuk kanë gjasë, sado të ashpër, t’i cenojnë Ramën kuota elektorale, që është dhe finalja e një beteje politike.

Këto personazhe janë të lexueshëm tashmë nga elektorati në 30 vjet. Me akuza apo vlerësime, ata e kanë marrë në vite notën në formë vote. Nëse Rama nuk do votohej më, kjo nuk do ndodhte nga akuzat e Metës; kjo do ndodhte për shkak të vetë Ramës, produktit të tij qeverisës, me jo pak zhgënjime. Dhe ka mundësi që pikërisht shfrenimi vulgar dhe idiotesk i Metës t’ja zgjasë jetën në pushtet. Kjo pasi Meta zotëron talentin për të përcjellë vetëm antipati në publik. S’besohet të ekzistojë ndonjë person në këtë tokë të quajtur Shqipëri, që pa ndonjë lidhje a interes te Meta, të tërhiqej nga diç prej tij. Varfëria e tij karakteriale është për të ardhur keq. Ai nuk frymëzon dot politikisht dhe këtë e ka të dëshmuar. Pos kësaj, nuk posedon asnjë grimcë morali politik në përceptimin publik, edhe kjo e provuar.

Dhe kur një njeri i tillë akuzon e sulmon, për më tepër vulgarisht, i akuzuari mund të rifitojë kuota të reja preference publike. Kjo është tezë e vërtetuar. Kaq gjë të thjeshtë s’kupton Meta dhe ata që e rrethojnë. /tesheshi.com/

Next Post
Mërkuri hyn në retrogradë! Këto shenja të Horoskopit do të kenë mjaft probleme

Mërkuri hyn në retrogradë! Këto shenja të Horoskopit do të kenë mjaft probleme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com