Ardjan Çapja ka lënë repartin e kardiokirurgjisë në QSUT dhe është dërguar në spitalin e burgut.
Ai qëndroi gati 10 ditë nën kujdesin e mjekëve, pasi fill pas arrestimit shfaqi probleme me zemrën.
53-vjeçari u arrestua disa ditë me parë gjatë operacionit “Krasta 2021”, pasi Prokuroria e Elbasanit e akuzon atë si porositës të vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit, ngjarje e ndodhur në Gusht të 2012-s.
/a.r