Zëvendësministri Vasyl Lozynskiy është shkarkuar dhe arrestuar, pas dyshimeve se ka marrë një ryshfet prej 400,000 dollarësh.
Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e arrestoi zëvendësministrin më 21 janar, ndërsa sot u bë edhe shkarkimi i tij nga detyra.
Sipas mediave të huaja, ai dyshohet se ka pranuar 400 mijë dollarë ryshfet për prokurimin e gjeneratorëve të energjisë elektrike.
Ndërkohë kujtojmë se luftimet në Ukrainë po vijojnë që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, ku mijëra persona kanë humbur jetën si pasojë e agresionit të pajustifikuar rus.
/s.f