• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Akuzohet për vrasjen e turistit rus, biznesmeni padit hetuesin

by A R
12/08/2016 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni Fatmir Kuçi nëpërmjet avokatit të tij, Alban Qafa, ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal ndaj oficerit të Policisë Gjyqësore, Arjan Veshaj, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer veprimet në ngjarjen e ndodhur me 3 gusht ne gjirin e Himarës ku gjeti vdekjen një turist. Në kallëzim thuhet se Veshaj edhe pse është vënë në dijeni dhe i është kërkuar edhe nga i pandehuri që të shkojë në vendin e ngjarjes, në thellësi të detit aty ku u gjet i plagosur turisti rus, ka refuzuar që të shkojë duke dëmtuar në mënyrë serioze hetimin e çështjes dhe interesat e biznesmenit.

Ndërkohë sipas ligjit oficeri i Policisë Gjyqësore menjëherë pas lajmit duhet të shkonte në vendngjarje të shihte nëse kishte njolla gjaku, apo gjurmë të tjera si sende vetjake, duhet të shkonte që të përcaktonte distancën nga bregu të merrte kampionet e njollave të gjakut, si dhe të bënte përshkrimin e ekzistencës apo mungesës së elementëve që përcaktojnë distancat lejuara për notarët për mjetet motorike ujore, si dhe personat që kryejnë zhytje sportive. I kontaktuar nga “News 24” avokati Alban Qafa sqaroi se këqyrja e vendit ku ndodhi ngjarja do te përcaktonte nëse kishim të bënin me vepër penale me një rast aksidental apo me një fatkeqësi duke përcaktuar edhe përgjegjësinë përkatëse.

Sipas avokatit Qafa, “Refuzimi i këqyrjes së vendit të ngjarjes ka sjellë edhe konfuzionin për sqarimin e ngjarjes”. Ndërkaq vetëm disa ditë më parë, avokati i Kuçit ka depozituar një kallëzim penal në prokurori edhe për një tjetër oficer të Policisë Gjyqësore pasi kanë marrë në pyetje djalin e Kuçit vetëm 11 vjeç, pa praninë e një avokati dhe psikologu, në kundërshtim flagrant me ligjin. Gjykata e Vlorës caktoi arrest me burg për Fatmir Kuçin, i dyshuar se goditi për vdekje me motoskaf turistin rus, Denis Kaiumov. / BW

Next Post

Edhe 1 të 1000-tat e sekondit kanë peshë! Kjo është teknologjia që po përdoret në Rio 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In