• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Akuzohet për vrasjen e shqiptarit, 24-vjeçari: Do shihja Netflix dhe do argëtohesha me një vajzë që njoha online

by A R
11/01/2022 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anis Hemissi, 24-vjeçari që dyshohet se ka vrarë Flamur Beqirin në Britani mohon të jetë vrasës me pagesë. Përkundrazi, i riu pretendon që të ketë qenë në Londër “për të parë Netflix dhe për t’u argëtuar” me një vajzë që kishte njohur online.

Krimi në fjalë ndodhi natën e Krishtlindjes, më 24 Dhjetor 2019 në derën e shtëpisë së Beqirit. Hetimet kanë zbuluar se Hemissi është maskuar si pastrues për të ndjekur shqiptarin përpara se ta vriste.

Gjykata e Southwark, ka zbuluar se 36-vjeçari Beqiri ka qenë i përshirë në krimin e organizuar duke përfshirë këtu edhe trafikun ndërkombëtar të drogës. Prokurorët pretendojnë se Hemissi ishte pjesë e një ekipi me katër vrasës nga Suedia, ndërkohë që vrasja ka ndodhur si pasojë e përplasjes së dy bandave kriminale në vendin skandinav.

I dyshuari për vrasjen. Policia dyshon për Hemissin se është maskuar për të ndjekur lëvizjet e Beqirit

Gjatë deklaratës, i arrestuari për këtë ngjarje, Hemissi, ka thënë se ka udhëtuar në Londër nga Kopenhageni për të takuar një 22-vjeçare të cilën e kishte njohur në Facebook. Ai ka thënë se ajo ishte një nga më shumë se 20 vajzat me të cilat fliste në rrjete sociale dhe aplikacione takimi gjatë asaj kohe.

“Në fund të Nëntorit e pyeta Nadine nëse donte që të vinte në Tunizi sepse isha atje për  punë. Babai i saj tha se nuk i lejohej që ajo të shkonte në një vend tjetër. Kështu që e pyeta vajzën bnëse donte që unë t’i shkoja në Londër, meqë jetonte aty. Do të shikonim Netflix dhe qetësoheshim, ndoshta edhe të dilnim për të ngrënë diçka apo për të bërë shopping”, ka thënë ai.

Hemissi ka thënë se ka qenë kjo vajzë që ia ka caktuar vendin e qëndrimit në Londër, që sipas hetuesve, mendohet se ka qenë baza e vrasësve. Autori i dyshuar po ashtu ka thënë që është kickboxer profesional dhe se nuk kishte asnjë motiv që të vriste Beqirin.

Vendi ku ndodhi ngjarja

Ndërkohë jurisë në gjykatë i është vënë përpara videoja e momentit kur është ekzekutuar 36-vjeçari me origjinë shqiptare. 8 plumba u qëlluan mbi të. Bashkëshortja e tij mund të dëgjohet teksa bërtet ndërsa mban në krahë fëmijën 2 vjeç.

Nga ana tjetër, Hemissi ka mohuar që të jetë personi që është kapur në video duke bërë si pastrues në mënyrë që të ndjekë lëvizjet e Beqirit.

Edhe të arrestuarit e tjerë për ngjarjen Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç, Tobias Fredrik Andersson, 32 vjeç, and Bawer Karaer, 23 vjeç mohojnë që të kenë marrë pjesë në ngjarjen e rëndë.

Next Post
Siguria kibernetike/ Gjenerali amerikan: Sukses transformues, hap vende të reja pune

Siguria kibernetike/ Gjenerali amerikan: Sukses transformues, hap vende të reja pune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In