Një qytetar, i cili mbeti i plagosur dy vjet më parë, ka bërë rolin e prokurorit dhe ka apeluar lirimin e personit që tentoi ta vrasë.
Alban Qafa, i cili përfaqëson në hetimin penal të dëmtuarin Iliaz Ismailaj, këmbëngul në gjykatën e apelit se autori i dyshuar i konfliktit me armë Adriatik Shabanaj duhet të kthehet në qeli.
Në vendim gjykata shkon se i akuzuari për vrasje me dashje të mbetur në tentativë duhet të lërë burgun mbasi nuk ka rrezik ikjeje.
“Ka konsideruar migrenën dhe gjendjen e rënduar psikologjike të familjes së të arrestuarit për ta liruar, a thua se këta 4-5 mijë të tjerët që janë në paraburgim i kanë familjarët e lumtur që i kanë fëmijët e tyre nëpër burgje. Ky është rasti i parë unik kur Gjykata e Shkallës së parë del mbi vendimin e Gjykatës së Lartë“- tha avokati Alban Qafa.
Ismailaj u plagos pak kohë pasi i kthye nga Anglia dhe fillimisht deklaroi në polici se ishte vetëplagosur për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Edhe I dëmtuari është nën hetim për deklarim të rremë para policisë ndërkohë që çështja është sjellë në Tiranë.
/f.stafa