Gjykata e Apelit të Durrësit ka lënë në ‘arrest me burg’ Olesia Dukën, e akuzuar për mashtrimin e 11 biznesmenëve, të cilëve besohet se u ka marrë shuma që arrijnë deri në 2 milionë euro.
Olesia Duka, u arrestua nga policia me 25 Shkurt pas denoncimit të një biznesmeni për mashtrim me 900 mijë euro.
Stomatologia, e cila kishte hapur një rrjet të klinikave dentare në të gjithë vendin kishte marrë pjesë edhe në disa fushata bamirësie në krah edhe të deputetëve dhe figurave të njohura të politikës në vend.
a.ç










