Presidenti Meta ka reaguar lidhur me masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin.
“Drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur sipas ligjeve të shtetit të së drejtës”, tha kreu i Shtetit paraditen e sotme në Bashkinë e Cërrikut.
Pavarësisht përplasjeve me ish-ministrin, kreu i Shtetit ka komentuar në mënyrë të balancuar vendimin për Tahirin.
Në daljen e fundit për mediat, ish-ministri deklaroi se ka qenë kundër koalicionit me LSI dhe se “Metën dhe Monikën nuk ka ujë të bekuar t’i pastrojë”
JavaNews.al/a.ç