• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzohen për korrupsion, por protestojnë kundër tij…

by Ardi Stefa
22/03/2026 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa

Ka një paradoks që vetëm politika shqiptare di ta prodhojë me shumë finesë: ata që akuzohen për korrupsion, dalin në rrugë për të protestuar kundër korrupsionit. Ata që akuzohen si mbrojtës të korrupsionit flasin më shumë kundër tij.

Aspak si akt pendese, aspak si reflektim, thjesht si narrativë si spektakël për të gënjyer ndjekësit. Fiks si një teatër absurd ku aktorët luajnë viktimën, ndërsa publiku duhet të duartrokasë, jo të pyesë.

Dëgjon ata që flasin e protestojnë dhe mendon: më në fund, ndërgjegjësim! Por kur kthen kokën e afrohet kamera, fytyrat janë të njohura. Janë po ata që dje firmosnin tendera, që sot i quajnë “afera”. Janë po ata që kur ishin në pushtet e quanin transparencën luks, ndërsa sot e kërkojnë si të drejtë të mohuar. Janë po ata që dje firmosnin kontrata me hije dhe sot mbajnë fjalime kundër errësirës. Janë po ata që dje mbyllnin gojë, ndërsa sot bërtasin nëpër tribuna e mikrofonë. Një “rotacion moral” më i shpejtë se çdo rotacion politik.

Janë mjeshtra të një zanati të vjetër: Bërtasin “hajduti!” me zë të lartë, që të mos dëgjohet zëri i ndërgjegjes, nëse ka mbetur ndonjë gjurmë ndërgjegjeje.

Protesta e tyre nuk është revoltë, është alibi dhe një mënyrë për të shpëtuar nga akuza. Një foto për publikun, një mburojë për hetimin.

Protestat dhe kritikat kundër korrupsionit bëhen një mjet larjeje i imazhit. Një detergjent publik për njollat private. Ndjekësit mbajnë parulla kundër korrupsionit, por duart që i mbajnë janë duar të lodhura.

Ironia? Jo, kjo ka kaluar prej kohësh në cinizëm. Sepse këta nuk turpërohen më nga asgjë. Përkundrazi, e përdorin si strategji. Sa më i akuzuar, aq më i i zellshëm je të bërtasësh kundër korrupsionit. Sa më i përfshirë, aq më i revoltuar mund të shfaqesh në ekran.

Korrupsioni nuk është më problem për t’u luftuar, por narrativë për t’u përdorur. Kush është më i zoti të bërtasë “Kapeni hajdutin!”, fiton një raund në opinionin publik, pak më tepër jetëgjatësi politike.

Kështu, nuk kemi më një luftë kundër korrupsionit. Kemi një garë mes të korruptuarve se cili e luan më mirë rolin e të ndershmit. Fatkeqësisht, shpesh fiton ai që gënjen më bukur.

Kjo situatë është degradim moral e politik. Të korruptuar që nuk ndëshkohen, por që kanë kurajën të shiten si shpëtimtarë dhe, shpesh gjejnë edhe ndjekës të zellshëm.

Rreth vicioz: akuzohen, mohojnë, protestojnë, rikthehen, dhe pastaj akuzohen për të akuzuar sërish. Riciklim jo vetëm i figurave, por i vetë hipokrizisë.

Dhe publiku? Protestuesit dhe publiku janë të ftuar të zgjedhin: ose të harrojnë, ose të duartrokasin.

Fatkeqësisht në Shqipëri, kujtesa është armiku kryesor.

Nëse kujton, e sheh farsën dhe ndoshta reagon.

Nëse harron, bëhesh pjesë e saj.

Next Post
Kontrolle në Tiranë, karburantet ‘kapen’ në evazion fiskal! Pa sisteme fiskalizimi dhe pa faturë tatimore

Kontrolle në Tiranë, karburantet ‘kapen’ në evazion fiskal! Pa sisteme fiskalizimi dhe pa faturë tatimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

March 22, 2026
Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

March 22, 2026
Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen, historia tronditëse e Anilesë: Atje u abuzova nga një shqiptar

Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen, historia tronditëse e Anilesë: Atje u abuzova nga një shqiptar

March 22, 2026
Frikë për goditjen e objektivave bërthamore, OBSH: Situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme

Frikë për goditjen e objektivave bërthamore, OBSH: Situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In