Një 41-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mediat në vend bëjnë me dije se hetimet për shqiptarin kishin nisur që në vitin 2020. Në atë kohë ishte vënë re nga autoritetet një rritje e konsumit të drogës, kokainë dhe hashash, por nuk dihej se cili ishte furnizuesi në Alta Valle di Isarco.
Një operacioni i karabinierëve përfundoi me rënien në pranga të një çifti nga Padova, por sërish hetuesit dyshonin për një person tjetër që mund të fshihej pas shpërndarjes së lëndës narkotike.
Në atë kohë u sekuestrua dhe një sasi lënde narkotike, 500 gram hashash dhe 70 gram kokainë, si dhe armë e municion luftarak.
Por hetimet e mëtejshme bënë të mundur arrestimin e 41-vjeçarit shqiptar. Ky i fundit u kap në banesën e tij, ku iu gjet një armë dhe një sasi parash. Tashmë shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur do të pres vendimin e gjykatës.
/a.r