• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Akuzohej se mungesa e seksit i solli divorcin, francezja fiton apelin në Gjykatën Europiane

by A R
24/01/2025 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua e fajësuar nga gjykatat franceze për divorcin e  saj sepse nuk kryente më marrëdhënie me të shoqin, ka fituar apelin në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut duke rindezur debatin në Francë për të drejtat e grave.

Gruaja me iniciale H.W., e lindur më 1955 e dërgoi çështjen e saj në gjykatë në vitin 2021 pas rraskapitjeve ligjore në Francë për rreth një dekadë pas divorcit.

Gjykata Europiane vendosi që gjykatat franceze kishin dhunuar të drejtën e saj për të respektuar jetën private dhe familjare.

“Në rastin e paraqitur, Gjykata s’mund të identifikonte asnjë arsye të mundshme për të justifikuar këtë ndërhyrje të autoriteteve publike në hapësirën e seksualitetit”, shkruhet në një deklaratë.

Avokatja e francezes shpjegoi se ky vendim nuk ka asnjë ndikim në divorcin e klientes së saj, i cili është përfundimtar. Megjithatë, ajo tha se do të ndikojë në ligjin francez duke i ndaluar gjykatësit që të marrin vendime të ngjashme në të ardhmen për divorcet.

H.W., u martua me të shoqin në vitin 1984 dhe bëri 4 fëmijë me të, kërkoi divorcin por kundërshtoi që të ishte fajtore për këtë fakt duke thënë se ishte një ndërhyrje e padrejtë në jetën e saj private dhe dhunim i integritetit fizik.

Ajo përmendte problemet shëndetësore dhe kërcënimet për dhunë nga i shoqi si arsye pse nuk kishte kryer marrëdhënie intime që prej vitit 2004 e në vazhdim. Fakti që një prej fëmijëve të tyre është me aftësi të veçanta mendore dhe fizike ishte stres i shtuar në këtë martesë.

Gruaja nga Le Chesnay pranë Parisit, tha se ishte traumatizuar thellë nga vendimi që “legjitimonte një mjedis familjar ku privatësia dhe dinjiteti i grave injorohen dhe shtrembërohen”.

Vendimi i gjykatës vjen pak pas valës së madhe të çështjes Gisele Pelicot, ish-bashkëshorti i së cilës u dënua për drogimin dhe lejimin e abuzimit të saj nga dhjetëra meshkuj për 10 vjet. Çështja tronditi botën, ndezi debate në Francë për të drejtat e grave dhe e ktheu Gisele Pelicot në një ikonë për feminizmin.

Next Post
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

“Kërkoni sepse universi dëgjon”, java e fundit e janarit realizon dëshirat e shenjave të zodiakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In