Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pushuar çështjen e vjedhjes së pasaportave në Greqi, ku nën akuzë ishte dhe ambasadorja shqiptare Ardiana Hobdari. Kjo e fundit u akuzua për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ si dhe shtetasi Pervin Gjikuria.
Nga konstatimet e gjykatës, nga aktet e çështjes nuk rezulton që Gjikuria të ketë kryer veprime në kundërshtim me ligjin ose ligjet që normojnë veprimtarinë përkatëse të tij si Konsulli i Përgjithshëm në Janinë.
Kujtojmë se pasaportat shqiptare u vodhën në Greqi më 19 mars 2019. Po ashtu Gjykata sqaron se: “Në lidhje me bllokimin e pasaportave nga ana e autoriteteve doganore greke është bërë për shkak të mosrespektimit të Konventës së Vienës, fakt ky që është audituar nga Ministria më parë dhe është konsideruar i rregullt. Në lidhje me vjedhjen e pasaportave, bëjmë me dije se vjedhja është kryer në momentin që transporti po kryhej në përputhje me Konventën e Vjenës, pasi ishte marrë përsipër nga konsulli me një automjet me targa diplomatike. Pra si bllokimi, po ashtu edhe vjedhja nuk janë kryer për shkak të shkeljes së ndonjë dispozite nga ana e Ambasadores Adriana Hobdari.”.
Kujtojmë që ditën e djeshme Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, shkarkoi të gjithë trupën diplomatike në Athinë, përfshirë dhe ambasadoren Hobdari, për performancë të dobët ndaj komunitetit shqiptar atje.
/e.rr