• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat/ Ristani: Unë s’kam hartuar dhe as s’kam vendosur firmën në asnjë dokument

by Java News
08/11/2019 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me akuzën e ngritur nga prokuroria për ‘falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve’ në lidhje me dokumentin  për deklarimin e shpenzimeve të PD-së në KQZ.

I ftuar në emisionin ‘Java’, në RTSH, Ristani ka thënë se që të falsifikosh një dokument duhet të falsifikosh përmbajtjen, firmën dhe vulën.

Ish Sekretari i Përgjithshëm i PD ka treguar se ai personalisht as nuk ka hartuar përmbajtjen, as nuk e ka vendosur firmën dhe as nuk ka vendosur vulën në atë document.

‘Para disa kohësh prokuroria e shkallës së parë në Tiranë, ka nisur hetimet për Ilir Dervishin me cilësinë e kryefinancierit të PD, mua si dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Akuza e prolkurorisë në fillim lidhej me akuzat për pastrim të parave që rrjedhin nga një veprimtari kriminale si dhe për falsifikimin e dokumentit zyrtar. Dokumenti mbi bazën e të cilit PD-ja, deklaron shpenzimet zgjedhore, bëhet fjalë për zgjedhjet e vitit 2017.

PD-ja ka bërë deklarimin si çdo parti tjetër në KQZ për shpenzimet elektorale.  

Këto deklarime janë bërë sipas rregullit, që vepron edhe mbi bazën e një statuti të brendshëm. Sipas statutit të PD-së ka një bord financiar i zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PD.

Bordi është i varur nga kryesia e PD, dhe nuk ka varësi nga Sekretari i Përgjithshëm. Sekretari i Përgjithshëm ndihmohet nga sekretarët funksionalë si nga sekretari me partitë partnere, sekretari i burimeve njerëore, por nuk ka sekretar financiar.

PD ka patur një kontratë për lobim në SHBA. Unë me këtë rast jam njohur vetëm pasi ky rast u bë publik.

Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë ligjore ku i sqarohet prokurorisë, se Partia Demokratike e ka bërë deklarimin për shpenzimet e fushatës zgjedhore dhe për vitin financiar duke qenë se ishte fundi i vitit 2017 i bëmë me dije se ne buxhetin e brendshëm të vitit të ardhshëm e bënim në fillim të vitit 2018.

Prokuroria nga deklarata e Nik Muzinit, kreut të firmës lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’, vlerësoi se nga 675 mijë dollar të dhënë,  25 mijë dollarë ishin të deklaruara, 150 mijë dollarë ishin të ardhura nga Skocia si dhe 500 mijë dollarë janë dhënë cash.

Prokuroria pretendon që këtë 500 mijë dollarëshin që është dhënë kesh pse nuk e kemi deklaruar te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Prokuroria më pas e ka pezulluar akuzën për pastrim të parave që rrjedhin nga një veprimtari kriminale dhe ka lënë vetëm akuzën për falsifikimin e dokumentit zyrtar.

Tani që të falsifikosh një dokument duhet o të falsifikosh përmbajtjen, ose firmën, ose vulën.  Unë personalisht as nuk e kam hartuar përmbajtjen, as kam vendosur firmën dhe as kam vendosur vulën’ tha ish sekretari i PD-së, Arben Ristani.

Kujtojmë se çështja e pagesave për lobim të bëra nga ana e PD-së u hap në nëntorin e vitit 2017, kur firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë Amerikane.

g.kosovari

Next Post
Tentoi të fusë drogë, Arrestohet punonjësi i burgut të Rrogozhinës

Tentoi të fusë drogë, Arrestohet punonjësi i burgut të Rrogozhinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mojtaba Khamenei: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të pranojnë humbjen dhe të paguajnë dëmshpërblim

Mojtaba Khamenei: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të pranojnë humbjen dhe të paguajnë dëmshpërblim

March 17, 2026
Fundjavë e nxehtë për politikën shqiptare! Pasi ndryshoi gjysmën e kabinetit, Rama pritet të mbledhë sërish socialistët në Asamblenë Kombëtare të PS, opozita organizon protestën e radhës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

March 17, 2026
Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

March 17, 2026
Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

March 17, 2026
Kontrabanda e naftës ‘vergine’, vendimi që çoi në pafajësinë e ish drejtuesve të doganës

Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje

March 17, 2026
Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

March 17, 2026
Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

March 17, 2026
Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

March 17, 2026
SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In