• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për terrorizëm, reagon ambasada shqiptare në Shkup

by Java News
09/03/2017 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk janë të pakta akuzat e këtyre ditëve të një pjese të maqedonasve kundër shqiptarëve në Maqedoni por edhe ndaj Shqipërisë. Ato madje po shndërrohen në një fushatë të ashpër deri në luftë-nxitëse jo vetëm nga VMRO-DPMNE por edhe nga gazetarët e saj të tërbuar që ‘fajtorin’ për gjasat e dërgimit të partisë së Gruevskit në opozitë.

Këtë situatë në krijim e sipër, Ambasada e Shqipërisë në Shkup e quan të pabazë, sepse siç thotë ajo në një përgjigje për Zhurnal.mk, problemet e brendshme të krijuara në Maqedoni e kanë origjinën dhe burimin pikërisht brenda vet Maqedonisë.

Së fundi akuza të tilla janë bërë edhe në emisionin e mbrëmshëm “Në qendër”, të gazetarit kontrovers Vasko Eftov që emetohet në televizionin maqedonas ‘Kanal 5’. Eftov, për më tepër akuzave që vijnë nga VMRO-DPMNE e Kryetari Gjorge Ivanov se Shqipëria po ‘përzihet në punët e brendshme’ të Maqedonisë kur u ofroi tryezën e takimeve partive politike shqiptare të Maqedonisë, e akuzoi Shqipërinë se në territorin e shtetit shqiptar kinse “ndodhen rreth 3000 terrorist shqiptarë të cilët do të vijnë në Maqedoni për ta destabilizuar sulmuar Maqedoninë.”

I pyetur nga Zhurnal.mk, rreth kësaj deklarate të këtij gazetari maqedonas Ambasada Shqiptare në Shkup tha se “deklarata të tilla janë qesharake dhe nuk meritojnë vëmendje,” duke i mohuar kategorikisht pretendimet e këtilla të njerëzve si Eftovi.

“Nuk mendojmë se ka vërtetë njerëz të cilët besojnë se problemet e Maqedonisë vijnë nga Shqipëria, aq më pak kur kriza në vend vazhdon prej dy vjetësh.

Megjithatë, duhet theksuar se deklarata të tilla janë shumë të rrezikshme pasi kanë për qëllim devijimin e vëmendjes nga problemet reale dhe shpikjen e një armiku imagjinar për të nxitur e shfrytëzuar frikën e njerëzve të cilët duan të mirën e vendit të tyre por janë thellësisht të pa informuar,” thuhet në përgjigjen me shkrim të Ambasadës së Shqipërisë për Zhurnal.mk.

Ajo u shpreh qartë kur tha se kriza në Maqedoni është politike dhe institucionale por ajo rrezikon të kthehet në krizë, si edhe bëri thirrje edhe ndaj partive politike dhe përfaqësuesve institucional të Maqedonisë që të jenë më të matur dhe të kujdesshëm në kualifikime dhe synime të këtij lloji për të kërkuar adresa të tjera jashtë Maqedonisë për të gjetur ‘fajtor’ gjetiu.

“Ne nuk duhet ta lejojmë absolutisht një gjë të tillë. Ndaj aktorët politikë në vend (Maqedoni) duhet që të tregohen shumë të kujdesshëm në atë çfarë thonë pasi i kanë vetë në dorë fatet e vendit të tyre” tha Ambasada e Shqipërisë për Zhurnal.mk, për të ritheksuar se Shqipëria është “ …vend mik” i Maqedonisë.

“…është në interesin tonë e të gjithë rajonit që Maqedonia ta tejkalojë këtë krizë dhe t’i rikthehet procesit të integrimit euro-atlantik. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe faktor stabiliteti në rajon do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë në këtë pjesë të Ballkanit,” tha Ambasada Shqiptare në Shkup.

“Dëshirojmë dhe urojmë që të gjithë qytetarët në Maqedoni të jetojnë me të drejta të plota e me dinjitet në vendin e tyre por theksi është tek ‘të gjithë’, përfshirë shqiptarët si popullsi shtet-formuese në atë vend.

Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në një shtet demokratik dhe drejtësia duhet të kujdeset që ta parandalojë atë, pasi ne e dimë nga eksperienca se ajo errëson arsyen dhe vjedh të vërtetën duke sjellë vetëm vuajtje,” shkruhet në fund të përgjigjes së saj për Zhurnal.mk.

ma.me

Next Post
Francois Hollande kthen mëndje:Do rikandidojë si president i Francës

Francois Hollande kthen mëndje:Do rikandidojë si president i Francës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com