• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Akuzat për shpërdorim detyre, tradhti e korrupsion, avokatët e Trump nisin mbrojtjen e presidentit në Senat

by Java News
24/01/2020 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E premtja është dita e fundit për demokratët që të paraqesin Senatit argumentet e hapjes në gjyqin kundër Presidentit të SHBA Donald Trump.

Shkarkimi i Presidentit Trump nuk ka gjasa të ndodhë, pasi republikanët e tij kanë shumicën në Senat. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar politikanët demokratë të mbajnë fjalime pasionante, me lutjet që senatorët të bëjnë gjënë e duhur, që sipas tyre është shkarkimi i presidentit.

“Nëse e drejta nuk ka rëndësi, ne jemi të humbur. Nëse e vërteta nuk ka rëndësi, ne jemi të humbur”, tha ligjvësi demokrat Adam Schiff, njëkohësisht kreu i Komisionit të Inteligjencës në fjalën e tij të mbylljes.

Ligjvënësi tjetër demokrat, Jerrold Nadler e quajti argumentin e zotit Trump se ai nuk mund të shkarkohet për shpërdorim pushteti “një marrëzi të rrezikshme”.

Nadler, i cili është kreu i Komisionit të Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve, foli në ditën e dytë të argumenteve kundër presidentit Trump në Senat, ku 100 senatorët do të vendosin nëse presidenti është ose jo fajtor.

“Një president i cili nuk sheh asnjë kufi mbi fuqinë e tij kërcënon qartë republikën,” tha ligjvënësi Nadler ndërsa akuzoi presidentin Trump për “shpërdorim të pushtetit, tradhëti ndaj vendit dhe korrupsion në zgjedhje”. Të gjitha këto, tha ai plotësojnë standardin kushtetues për krime të larta dhe shkelje, pra largim nga detyra.

“Është e gabuar, është e paligjshme,” tha zoti Nadler, duke shtuar se të 44 presidentët e SHBA që i paraprinë Trump “do të ishin tronditur” nga kjo. “Presidenti Trump e ka bërë të qartë me fjalë dhe vepra se ai do të vazhdojë me sjellje të tilla. Ai paraqet një kërcënim për vendin tonë, për integritetin e zgjedhjeve tona, për rendin tonë demokratik. Ai nuk duhet të qëndrojë në pushtet as edhe një minutë më tepër,” tha zoti Nadler.

Presidenti Trump akuzohet se i ka bërë presion ndaj Ukrainës për të hapur një hetim korrupsioni ndaj ish-zëvendës Presidentit Joe Biden, rivali kryesor demokrat i presidentit Trump për zgjedhjet e 2020s. Ai gjithashtu dyshohet se ka vonuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, nëse Presidenti Volodymyr Zelenskiy nuk njoftonte publikisht një hetim për zotin Biden dhe për djalin e tij Hunter.

Nga ana e tij, ligjvënësi Schiff tha se i gjithë interesi i Presidentit Trump ishte të hetohej rivali i tij Biden, veçanërisht pasi sondazhet tregonin se ish-nënpresidenti do ta mundëte zotin Trump në zgjedhje. Ligjvënësja nga Florida, Val Demings tha se republikanët besojnë se e vetmja gjë për të cilën interesohen demokratët janë zgjedhjet e ardhshme, që presidenti të mos marrë një mandat të dytë. Në fakt, tha ajo, çështja është për të garantuar se vota e çdo amerikani ka rëndësi.

Ndaj Presidentit Trump janë ngritur dy akuza: abuzim me detyrën dhe pengim i përpjekjeve të kongresit për të hetuar veprimet e tij të lidhura me Ukrainën. Të shtunën është radha e ekipit ligjor të presidentit të paraqesë argumentet në Senat. Ekipi i tij do të ketë tre ditë kohë.

Jay Sekulow, një nga avokatët e Presidentit Trump, ka thënë se thjesht fakti që po zhvillohet një gjyq i tillë është “qesharak”.

“Ne po përpiqemi të shkarkojmë një president thjesht për një telefonatë?” pyeti ai gazetarët. “Apo është kjo një përpjekje tre-vjeçare për të hequr një president që u zgjodh në mënyrë të rregullt nga populli amerikan? Dhe ne po e bëjmë këtë 10 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme. Shumë e rrezikshme kjo për republikën tonë, sipas mendimit tim.”

Presidenti Trump ka thënë gjatë gjithë procesit se ai nuk ka bërë asgjë të gabuar në bisedat e tij me Zelenskiy-n, duke e përshkruar shpesh telefonatën e tyre prej gjysmë ore si “perfekte”. Sekuloë tha: “Ne besojmë, pa diskutim, se Presidenti do të lirohet nga akuzat. Nuk ka asnjë dyshim.” Ky rezultat pritet gjerësisht pasi anëtarët e Partisë Republikane të zotit Trump kanë një shumicë 53-47 në Senat dhe për shkarkimin e një presidenti kërkohen dy të tretat e votave. /Voa/

Next Post
Lobimi rus për PD/ Zbardhet vendimi i gjykatës për Bashën: S’ka pasur kontratë me kompaninë “Biniatta Trade”

Basha akuza Ramës: Përgjegjës për situatën, nuk i ka luftuar një ditë të vetme padrejtësitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

February 9, 2026
Reagimi i Ramës për vendimin e Kushtetueses, Berisha: Kërcënoi gjykatës dhe prokurorë

Reagimi i Ramës për vendimin e Kushtetueses, Berisha: Kërcënoi gjykatës dhe prokurorë

February 9, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

U dhunua në një pikë karburanti, policia identifikon njërin prej autorëve që goditën avokatin Kujtim Cakrani

February 9, 2026
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

February 9, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Heshtja e pushtetit prej letërsisë me ‘Kodin e Da Vinçit’ në realitet me ‘Kodin e Epstein-it’

February 9, 2026
“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

February 9, 2026
1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

February 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

February 9, 2026
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

February 9, 2026
“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In