Lojtarët e Armenisë i janë përgjigjur presidentit të federatës së tyre, i cili i ka akuzuar për tradhti kombëtare dhe shitje të ndeshjes me Shqipërinë.
Ruben Hayrapetyan tha se disa lojtarë e kanë shitur ndeshjen dhe se shumë shpejt ai do t’i zbulojë kush janë.
Nëntë lojtarë, ndër ta edhe Mkhitaryan i Borussia Dortmund, kanë shkruar një letër ku hedhin poshtë akuzat.
Sipas tyre, çdo akuzë është fals.
Shtypi armen ka shkruar për hapje hetimesh nga ana e UEFA-s, por nuk ka asnjë provë që të inkriminojë Armeninë e aq më pak Shqipërinë.