Pas publikimit të historisë tronditëse të një 12-vjeçarje nga Fieri e cila ka denoncuar vetë në polici njerkun për përdhunim dhe nënën si mbështetetëse të tij, flasin familjarët e 50-vjeçarit Ilmi Hoxhaj. Motra e tij, Alie Grembi nuk do ta besojë historinë e të miturës dhe aq më pak të pranojë se autor është vëllai i saj i mbështetur nga gruaja e tij.
“Ai nuk është njëri i tillë, e ka trilluar gruaj e tij historinë Jam e sigurt se vëllai im nuk ka abuzuar me të miturën”,- thotë Alie Grembi.
Sipas saj, Selvie Yzeiraj, nëna e vajzës që është përdhunuar, largohej për muaj të tëra nga shtëpia bashkë me vajzën e saj. Duke folur për News 24, motra e 50-vjeçarit i kërkon polcisë të hetojë rastin dhe të zbardhë të vërtetën e ngjarjes.