• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për orgji në zyrë, Klosi: Izeti ishte roje, nuk di asgjë

by Aalison Pearse Stevens
09/08/2016 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish­truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia ka folur për një intervistë të fundit të ish-­kreut të SHIK ku flet për vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia shprehet se, Fatos Klosi di të vërtetën e natës së vrasjes së ndodhur para selisë së PD­-së pasi gjithçka u regjistrua nga kamera e sigurisë vendosur në zyrën e Idajet Beqirit që ndodhej ngjitur.

Ish-­truproja e Berishës duke e akuzuar Klosin se ka shitur kasetën e regjistrimit, ka lëshuar dhe disa akuza të tjera për ish-­kreun e SHIK, ku mes të tjerash dhe për përdhunim kur ishte gjimnazist. Gjithashtu, Haxhia flet dhe për ekzistencën e një videoje ku Klosi është regjistruar në zyrë duke bërë orgji.

Punonjësit e SHISH e kanë përdorur këtë video si shantazh për të më vonë. Haxhia e lidh Klosin dhe me vrasjen e Sali Tivarit, ku thotë se ish-kreu i shërbimit sekret ka shitur një bashkëpunëtor të CIA-s.

Statusi i plotë i Izet Haxhisë:

Dëgjova se kryespiuni Klosi na ishte tronditur nga rrëfimi im për librin e De Villers, dhe kishte kërkuar të prononcohej vetë në gazetë duke bërë mashtrimin e tij të radhës, por sot do ta prish gjumin prapë o kryespiun i Meidanit.

Profesor, po të drejtohem kështu, si i pasionuar pas leximit të librave që je. A të kujtohet kur të propozoi Presidenti Meidani për kryetar të Shik-ut dhe Kryeministri Nano nuk ishte dakord, duke thënë se ti nuk merrje vesh nga kjo punë.

Argumenti i Meidanit në mbështetje të kandidaturës tende ishte: se ti ke patur pasion të madh të lexosh libra me spiunazh. Profesor, a vërtetë mendon se të beson njeri kur thua se në selinë e Shik-ut erdhi një vizitor si De Villers, dhe ti nuk e mban mend nëse e ke takuar?

Profesor takimin me De Villers e mban mend çdo shef i shërbimit sekret në botë, qofte ky amerikan, britanik, francez, izraelit rus apo kinez, japonez apo bullgar. Mohimi që i bën takimit me De Villers ngre shume dyshime ndaj jush.

Nëse këtu nuk do kishte patur diçka të pistë, ju nuk do ta mohonit këtë takim. Mohimi që i bëni takimit me De Villers profesor, është njëlloj sikur babai juaj Qemal Klosi, ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit, i dërguar prej Enver Hoxhës si njeri i besuar në postin e Drejtorit të Portit të Durrësit, të mohonte se kishte pritur në zyrë autorin e romanit  “E Fshehta e Paketës Porti ”me temë spiunazhin e Sigurimit të Shtetit.

Se ju e dini profesor që ky roman është shkruar sipas tregimit të babait tuaj duke pirë raki e ngrënë peshk me autorin. Ju keni dorë në librin e De Villers, profesor. Jo më pak se babai juaj në romanin “E Fshehta e Paketës Porti”. Dhe babai juaj me porosi të Enver Hoxhës punonte në linjë të dubluar,edhe me ministrinë përkatëse nga ku varej porti kryesor i vendit, edhe me Sigurimin e Shtetit.

Këtë traditë e vazhdove edhe ti profesor, që përveç ShIK-ut punoje shumë edhe me portet e doganat, për të rritur jo të ardhurat e shtetit, por të klanit që përfaqësoje e vetes. Babai juaj tregoi integritet duke mbajtur në shtëpi e rritur vajzën e vëllait që ia vari Enver Hoxha si sabotator.

Por a di gjë ti profesor për një histori përdhunimi, ku një gjimnazist, bir i një kuadri të rëndësishëm tha: Edhe nëse kam përdhunuar, të bijën e armikut të partisë kam përdhunuar, dëm armikut i kam bërë.

Se nuk them ndonjë gjë të re profesor, nëse them se ti je i njohur si qejfli femrash e manjak seksual. Ty të bënë një video përgjimi punonjësit e tu, duke bërë orgji me femra në zyrë dhe pastaj kur deshe t’i pushosh nga puna, për arsyet që i di vetë, ta treguan atë video e ti u tërhoqe duke thënë se bëra shaka.

Desha të pyesja a të kujtohet shoku yt i fëmijërisë në Durrës Sali Tivari? Si ua shite terroristëve që të kërcënuan me jetë për rrëmbimin nga ana e SHIK-ut të celulës së të gjashtëve të Xhihadit Egjiptian, grupit aleat të Bin Laden, me ndërmjetësimin e amerikanëve?

Sali Tivari si noter kishte bërë dokumentet e tyre për qëndrim në Shqipëri dhe njihte identitetin e vërtetë të tyre. Ata ai ti dha ty që ua dhe amerikaneve, të cilët pasi bënë verifikimet zbuluan këta persona. Pra ti ke tradhtuar një bashkëpunëtor të CIA -s, profesor, të cilin e vranë në zyrën e tij, në selinë e Komitet Mysliman Shqiptar.

Një vrasje ende e pazbuluar edhe sot. Por vrasja u bë në një mënyrë të caktuar për të dhënë mesazhin terrorist që ne vijmë, e gjejmë njeriun që na shiti tek CIA, dhe e vrasim në zyrën e tij mes Tiranës, jo larg ambasadës amerikane. Këtë ua mundësove ti profesor me tradhtinë tënde.

Por të kthehemi tek libri i De Villers, profesor. Atje përshkruhet vrasja e Azem Hajdarit. Në libër tregohet se personazhi kryesor ka qenë në vendngjarje. Nga entuziazmi për të bërë bashkautorin me De Villers, të ka shpëtuar një detaj profesor, jep të dhëna për vrasjen, ashtu si do të dukeshin jo nga rruga, por nga lartësia pranë ndërtesës së PD.

Këto të dhëna i ke nga kamera e fshehtë e vendosur në zyrën e Idajet Beqirit, në ndërtesën ngjitur me atë të PD-së? Për këtë qëllim i the Idajet Beqirit, të marrë me qira atë zyrë nga ku shihej si në pëllëmbë të dorës oborri i PD dhe vendi ku u vra Hajdari. Natën e vrasjes së Hajdarit ti dërgove njerëzit e tu të çmontojnë ato kamera dhe kjo nuk u përmend kurrë në hetimet, ashtu si edhe telefoni celular i zhdukur i Hajdarit.

Ajo kamera ka të vërtetën e vrasjes së Azem Hajdarit. Çfarë bleve me kasetën e asaj kamere profesor? A ruajte kopje, apo ia dërgove shitësit kamerën e kasetën bashkë? Ti bleve jetën tënde profesor, ne të dy e dimë. Si dhe përse do ta them njëherë tjetër.

****

Reagimi i Fatos Klosit

Pas statusit të djeshëm të Izet Haxhisë, gazeta “DITA” kontaktoi me ish-shefin e SHIK-ut Fatos Klosi i cili aktualisht ndodhet me pushime. Ai tha se nuk i ka lexuar ato që shkruan Izeti për të dhe se nuk ka ndërmend t’i përgjigjet atij për akuzat që bën. ”Izeti ishte një roje dhe nuk kishte si t’i dijë me saktësi për ato që flet”, tha Klosi.

Dita/d.i.

 

Next Post

Balotelli drejt Chievos?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In