• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për Olsi Ramën, Luarasi i kthehet Bardhit: Çfarë do vendosje nëse do ishe ti gjykatësi?

by A R
28/03/2024 22:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të enjte në emisionin Opinion kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi denoncoi vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë. Ai përmendi 3 elementë që sipas tij përkojnë me Olsi Ramën, por shtoi se prokuroria dhe policia nuk i kanë hetuar siç duhet që kanë të bëjnë me moshën e tij, flokët e shkurtra dhe përdorimin e një mjeti. Duke analizuar këto elemente, pedagogia Iris Luarasi rrëzoi provat e Bardhit duke i shtruar edhe një pyetje se çfarë vendimi do të jepte nëse do të ishte ai gjykatës dhe të kishte përpara këto prova.

“E para 45 vjeç në atë vit në Shqipëri mund të kenë qenë edhe 100 mijë të tjerë. Burra me flokë të shkurtër, 99% e burrave që jetojnë në Shqipëri dhe fakti që është përdorues i kësaj makine ndërkohë që ajo makinë është në pronësi të një zonje dhe e kanë përdorur makinën dhe njerëz të tjerë dhe nga deklarata që dëgjojmë nga zoti Olsi Rama ai nuk mohon asnjë prej lidhjeve me pronarët e makinës. Nuk thotë që nuk i njoh këta njerëz. Ai thotë kam njohje në distancë me njërin prej tyre. Të treja këto elemente nuk e di nëse quhen dot prova dhe i bëj një pyetje zotit Bardhi nëse ai do ishte gjykatësi i çështjes sot. Nëse ju sot do ju vinte një prokuror, do ju sillte këto 3 të dhëna dhe do ju thoshte këto janë 3 fakte të pakundërshtueshme që një person është 45 vjeç, që ai është me flokë të shkurtra dhe që ai është përdorues i këtij mjeti. Ju si gjykatës çfarë vendimi do të jepnit sot?”, pyeti ajo.

Ndërkohë që Bardhi u përgjigj se nuk është gjykatës dhe me denoncimin e tij po ndihmon prokurorinë.

“Sot kam ndihmuar prokurorinë t’i fshijë pluhurin asaj dosjes që ka më shumë sesa 8 vjet që rri atje veçuar se ka nevojë për t’u hetuar, por në fakt nuk hetohet. Së dyti kam dhënë të dhënat meqenëse policia nuk e identifikonte dhe ka parë vetëm moshën. Policia ka thënë ky është 45 vjeç, përdor këtë makinën, por unë nuk e di sesi quhet. Po jap një indicie që ky mund të quhet Olsi Rama. Unë nuk jam për të dhënë vendim gjykate, por jam për të nxitur organet e drejtësisë dhe këtë duhet të bësh dhe ti dhe çdo njeri tjetër”, u përgjigj ai.

/a.r

Next Post
Plas sherri LIVE në emision! Dervishi: Do çohem nga studio, ule zërin; Lapaj: Po e the, bëje…

Plas sherri LIVE në emision! Dervishi: Do çohem nga studio, ule zërin; Lapaj: Po e the, bëje...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In