• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Akuzat për lidhjet me diktaturën, KLP: Anëtarët e SPAK, njerëzit më të kontrolluar në Shqipëri

by A R
27/12/2019 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dalë sot në krah Arben Krajës, kryeprokuror i Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), pas akuzave që janë lëshuar së fundmi në publik mbi të kaluarën e tij si hetues në periudhën e komunizmit.

Në regimin e KLP-së theksohet se, ashtu si prokurorët e tjerë të SPAK, edhe Kraja është verifikuar paraprakisht nëse ka bashkëpunuar me strukturat famëkeqe të ish-sigurimit të shtetit në periudhën 29.11.1944 deri në 02.07.1991, dhe ka rezultuar negative.

“Të gjithë faktorët që parashikon ligji për kontrollin e figurës së prokurorëve janë kontrolluar në detaje. Pretendimet që ngrihen nuk janë ligjore por mendime të cilat në asnjë rast nuk mungojnë në diskursin publik. Ato janë gjithnjë të mirëpritura por nuk janë kurrsesi shkas për ngritjen e dyshimeve mbi legjitimitetin juridik e moral të prokurorëve të SPAK”, theksohet në deklaratë.

Reagimi i plotë i KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur reagimet publike që kanë shoqëruar krijimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe zgjedhjen e kreut të saj. Në çdo rast ne priremi t’i konsiderojmë këto reagime si tregues të shqetësimeve të opinionit publik, të cilat meritojnë vëmendjen tonë.

Duam të kujtojmë se procesi i përzgjedhjes së prokurorëve të SPAK zgjati plot 9 muaj. Në përfundim të atij procesi konkurrues e transparent, ne jemi të bindur se kemi bërë më të mirën për të garantuar suksesin thelbësor të SPAK përmes përzgjedhjes të prokurorëve më të mirë.

Nga ana tjetër, në një përpjekje për të krijuar atmosferën e duhur të besimit tek institucioni i ri, ne kemi bërë çmos për ta përfshirë publikun dhe të gjithë faktorët institucionalë në proceset vendimmarrëse të Këshillit për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme.

E kuptojmë se e shkuara personale dhe profesionale e prokurorëve të SPAK është e rëndësishme për suksesin e tyre dhe të institucionit. Po ashtu ne e kuptojmë se suksesi i SPAK nuk do të përcaktohet thjesht dhe vetëm nga avantazhet procedurale dhe organizative të tij në krahasim me strukturat pararendëse. Imazhi publik i institucionit të ri dhe besimi që ai duhet të ngjallë tek publiku i gjerë janë gjithashtu thelbësorë.

Pikërisht në funksion të garantimit te këtij besimi, pa të cilin institucionet e drejtësisë nuk mund të funksionojnë, Shqipëria, ndër vite ka miratuar ligje dhe ka ngritur institucione të specializuara të cilat hedhin dritë mbi të kaluarën e prokurorëve të SPAK. E kaluara e tyre është hetuar imtësisht në 4 rrafshe:

(i) Është verifikuar nëse kanë bashkëpunuar me strukturat famëkeqe të ish – sigurimit të shtetit në periudhën 29.11.1944 deri në 02.07.1991;

(ii) Është verifikuar nëse kanë pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar gjatë periudhës së punës si prokurorë;

(iii) Është verifikuar nëse pasuria e tyre është e ligjshme; dhe

(iv) Është verifikuar nëse aftësitë e tyre profesionale janë të përshtatshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit.

Të gjithë prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, kanë kaluar me sukses verifikimet e sipërpërmendura. Ata janë pa dyshim njerëzit më të kontrolluar e të testuar në Shqipëri. Madje, kalimi i këtyre testeve ka qenë një parakusht për të marrë pjesë në garën e organizuar nga Këshilli për përzgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Më tej prokuroret e SPAK janë përzgjedhur midis shumë të tjerëve në një proces konkurrues dhe transparent.

Të gjithë faktorët që parashikon ligji për kontrollin e figurës së prokurorëve janë kontrolluar në detaje. Pretendimet që ngrihen nuk janë ligjore por mendime të cilat në asnjë rast nuk mungojnë në diskursin publik. Ato janë gjithnjë të mirëpritura por nuk janë kurrsesi shkas për ngritjen e dyshimeve mbi legjitimitetin juridik e moral të prokurorëve të SPAK.

Prokurorët e SPAK meritojnë mbështetjen dhe besimin e të gjithëve deri në provë të kundërt.

/a.r

Next Post

Një muaj pas tërmetit, Basha: Qeveria dështoi me menaxhimin e situatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

Dosjet Epstein, emri i Vladimir Putinit përmendet mbi 1 mijë herë

February 2, 2026
Berisha i fshihet SPAK-ut, kreu i opozitës nuk paraqitet për “21 Janarin”

Standardet e SPAK-GJKKO: Agim Ismailaj e Ilir Beqaj grup kriminal, 21 Janari dhe Bajrat jo!

February 2, 2026
Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

Uji më i shtrenjtë se kafeja, baret rrisin çmimet deri në 30%

February 2, 2026
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një anëtar i familjes Nikulaj në berberhane

February 2, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Territorialja” mblidhet pa PD,! Sot afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën në komision

February 2, 2026
Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

Lidhjet ruse të Epsteinit dhe gratë e përdorura si kurthe. Hija e manovrave të shërbimeve sekrete

February 2, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

“Gjyqtarët po përdorin pushtetin për të rritur pagat, kosto 37 mln euro për buxhetin. Paguhen dyfish më shumë se rajoni”

February 2, 2026
Berberi i plagosur sillet me urgjencë te Trauma, plagë në shpatull, bark e këmbë

Berberi i plagosur sillet me urgjencë te Trauma, plagë në shpatull, bark e këmbë

February 2, 2026
Vranësira, kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë

Vranësira, kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e hënë

February 2, 2026
Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina përplas humoristin Nexho Shabani

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In