• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Akuzat për lidhje me Sigurimin, sërish verifikime për kandidatin për në KLP Jano

by A R
25/01/2018 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri Autoriteti për Informimin mbi dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit ka nisur një verifikim të thelluar mbi të kaluarën e avokatit Kozma Jano, i cili u përzgjodh pak ditë më parë më short mes kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Riverifikimi nisi pasi Partia Demokratike publikoi dokumenta sipas të cilave avokati Jano rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Burime pranë Autoritetit për Informimin shpjeguan se në kontrollin e parë nuk ishte gjetur asnjë gjurmë, për shkak se disa elementë të gjeneraliteteve ishin dhënë me gabime, shto këtu edhe faktin që marsin e kaluar kur është bërë verifikimi Autoriteti nuk kishte marrë ende në administrim të gjitha dosjet.

Nga rikontrollet e para megjithatë rezulton se kartela e publikuar nga Partia Demokratike nuk figuron në dokumentacionin në dispozicion të Autoritetit për Informim. Vetë Jano duke folur për mediat shqiptare ka hedhur poshtë faktin se ka qenë bashkëpunëtor i ish sigurimit, ndonëse sipas Partisë Demokratike, ai ka qenë dhe në listën e të ashtuquajturit Komisioni Mezini i ngritur në 1995 për Kontrollin e Figurave.

Avokati Jano është një prej 32 kandidatëve që do përzgjidheshin javën e kaluar nga nënkomisioni parlamentar Ad hoc për 5 vende në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Listat me 10 kandidatët për të dy institucionet pritet të hidhen për votim sonte në parlament, por sipas të gjitha gjasave ato do të rrëzohen, pasi opozita ka paralajmëruar se do të shprehet kundër, duke qenë se ka hedhur dyshime të forta mbi procesin.

Sipas opozitës, të paktën gjysma e kandidatëve të përzgjedhur ka probleme serioze. Njëri prej tyre, kandidati Altin Hazizaj, rezulton se nuk ka deklaruar një dënim të marrë në vitin 1996. Demokratët thanë se përfaqësuesve të tyre u është mbajtur i fshehtë dokumentacioni i dërguar nga zyra e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Për dy kandidatë të tjerë, problemet sipas demokratëve, lidhen njëri me angazhimin politik dhe tjetri me mosshlyerjen e detyrimeve tatimore. Ndërsa kandidati Alfred Balla, përbën ndoshta dhe rastin më problematik. Ai ishte skualifikuar nga ekspertët e huaj të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, por u rifut në listë nga Sekretari i Përgjithshëm i parlamentit, ndonëse ligji në dispozitat kalimtare parashikon qartë se për rastet e emërimeve të para në këto dy institucione, “Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, në listat e kandidatëve që i përcjell komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend, reflekton vlerësimin e përcjellë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimi”. Socialistët nga ana e tyre ju referuan nenit të ligjit i cili në fakt është i vlefshëm për përzgjedhjet që do të bëhen në të ardhmen.

Nëse siç parashikohet, listat me kandidatët e përzgjedhur me short do të rrëzohen, atëherë procesi rikthehet në nënkomisionin Ad hoc, ku përsëri kandidatët mbeten të njejtë. Mes tyre figurojnë madje dhe dy emra të seleksionuar nga radhët e avokatëve, Fatmira Luli dhe Nurihan Seiti, që sipas Autoritetit për Informimin mbi dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, rezultojnë të kenë marrë pjesë, Luli si gjyqtare dhe Seiti si prokurore në procese politike.(VOA)

Next Post
Ozil: E dua numrin 10 tek Arsenali

Edhe Ozil drejt largimit nga Arsenali?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In