• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Akuzat për krime lufte ndaj 4 ish- luftëtarëve të UÇK-së, Klosi: Haga po u jep mesazhin ‘mos u mburrni shumë’

by Ardit Rada
12/11/2020 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- kreu i SHISH, Fatos Klosi është shprehur i bindur se për 10 akuzat e ngritura ndaj ish- luftëtarëve të UÇK qëndrojnë nxitës shqiptarë. Për këtë bindje, Klosi jep argumente, teksa se kush janë këta, ai i ndan në disa kategori.

“Mendoj që ka pasur nxitës shqiptar, janë akuza dëshmitarësh. Në një luftë ku nuk ka fron, ku nuk ka dokumente, filmime, fakte që tregojnë qartë, jam e sigurt që shumica e akuzave bëhen nga deklarime të serbëve, por edhe të shqiptarëve, nga njerëz që janë të pakënaqur, që kanë pasur një fatkeqësisht, nga ata që politikisht kanë pasur një krah tjetër, çlidhje ka Jakub Krasniqi, se ka qenë zëdhënës. Shqiptarë kur them, e kam fjalën për ato të Kosovës. Ky proces mbështet mbi deponimet, dhe njerëzit janë të shumëllojshëm, serb, romë, shqiptarë që mbase kanë pësuar krime, por jo në të tilla përmasa që të quhen krim kundër njerëzimit apo krime lufte”, tha Klosi.

Po aq i bindur, Klosi shprehet edhe për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Ai thotë se beson që nuk do të dënohen, por më tepër është një mesazh që kjo Gjykatë po iu përcjellë.

“Besoj që jo, s’do dënohen. Mendoj që është më tepër për të dhënë një mesazh kjo gjykatë, mesazh politikës kosovare, të gjithëve. Me idenë “mos u mburrni shumë, mos u konsideroni të pazëvendësueshëm”, tha Klosi, teksa ka një përgjigje edhe për ata që kanë hedhur mendimet se pse Kosova nuk ndërtoi një gjykatë të sajën për të hetuar krime.

“Nuk kanë pasur eksperiencë që të krijonin një Gjykatë, atë e krijoi bota dhe e miratoi Kosova”, tha ai.

Klosi i cilësoi se akuzat janë absurde dhe madje është çuditur shumë kur i ka lexuar.

“Ka qenë një ushtri që më shumë ka pasur problem që të ruante veten, sesa të bënte gjëra të tilla që të quhen krime lufte. Nuk është luftë e përmasave të tilla prandaj them që akuzat janë shumë të forta. Është absurde, kam qenë në kontakte me ta dhe kur e kam dëgjuar këtë jam habitur, nëse do iu ngarkohen disa krime që mund të kenë ndodhur, pranë nuk janë këta përgjegjës. Por për krime kundër njerëzimit vetë termi është shumë i madh, unë mezi po pres që të shoh akuzat konkrete se më duken vërtetë absurde. Periudha me të cilën do merret Gjykata mars 1998-nëntor 1999, është kur mbaroi lufta.  Shtëpia e verdhë? UÇK ka qenë një organizatë që luftonin, ato që kanë luftuar nuk kanë qëndruar këtej, ato furnizoheshin këtej me armë, baza e UÇK ka qenë ku shkarkohej armatimi, merrej prej tyre dhe çohej në Kosovë”, tha Klosi.

Një mesazh ka dhe për politikën shqiptare.

“Politika shqiptare nuk ka pse të futet, të lëmë të shohim argumentet, do shohim se kush ka qenë roli i njërit apo i tjetrit”, përfundoi Klosi.

Next Post
Kaos dhe në Zvicër, 6924 raste pozitive me COVID-19, 94 pacientë humbin jetën

Kaos dhe në Zvicër, 6924 raste pozitive me COVID-19, 94 pacientë humbin jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

March 7, 2026
Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

March 7, 2026
Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

“Më e keqja nuk ka ardhur ende”, Trump paralajmëron sulme të ashpra ndaj Iranit: Sot do të goditet shumë fort

March 7, 2026
Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In