• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për korrupsion, Gjin Gjoni: Deklarata politike, jam hetuar dhe kam dalë i pastër

by B K
14/04/2025 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kandidati i Partisë Demokratike Gjin Gjoni ka qenë i ftuar në një lidhje direkte me emisionin Breaking me Fiori Dardhën në Top News ku foli në lidhje me fushatën që ai po zhvillon në qarkun e Lezhës.

Mes të tjerave ai foli edhe për kohën kur ishte gjyqtar, kur targetohej gjerësisht në media si simbol i korrupsionit.

Pyetjes së moderatores Dardha nëse kjo e penalizonte ai iu përgjigj:

“Jo,  të them të drejtën kjo nuk më  dëmton për një arsye shumë të thjeshtë, sepse dihet që të gjitha deklarimet e deritanishme kanë qenë deklarimet mediatike dhe propagandistike dhe që kanë ardhur nga kryeministri i Shqipërisë dhe padyshim me momentin që vjen nga kryeministri i Shqipërisë kanë edhe konotacion politik.

Por ajo që duhet sqaroj edhe teleshikuesit e Top Neës, por edhe gjithë shqiptarët  them që kjo është sqaruar njëherë e mirë dhe çdo hamendësim dhe çdo propagandë dhe çdo përbaltje e personalitetit tim është zgjidhur me dy vendime gjyqësore, të cilat kanë kaluar në sitë. Pas dorëheqjes sime rezulton që ka pas hetime të thelluara në vitin 2002 2003 për gjithë pasurinë time dhe konkluzioni ka qenë që Gjin Gjoni nuk ka në mënyrë absolute asnjë pasuri të pajustifikuar dhe pasuri e cila është vendosur në mënyrë të paligjshme.

Kështu që gjithçka që është thënë është e lidhur vetëm me një propagandë, e cila normalisht që ka patur efekte negative në kohën që kam qenë si gjyqtar, por qytetarët e Lezhës dhe qarkun e Lezhës, por njëkohësisht edhe votuesit e partisë demokratike kanë kuptuar që është një luftë e mirëfilltë politike”.

Gjoni u ndal edhe te komentimi i kandidatëve të PS në qarkun e Lezhës ku përsa i përket drejtuesit politik të PS në këtë qark, ministrin Ulsi Manja ai tha se nuk e njeh qarkun:

“Pa dyshim që zoti Manja është dhe drejtuesi politik i qarkut, por të them të drejtën nuk ka asnjë lidhje me qarkun e Lezhës. Kjo është edhe për shkak të qenies si ministër, sepse edhe origjina e zotit Manja, por edhe aktiviteti politikë vetëm vitet e fundit është shfaqur në Lezhë. Të them të drejtën nuk ka sjellë ndonjë risi”.

Next Post
Kundër njohjes së Kosovës/ Kush është Demo Berisha, shqiptari i propozuar për ministër nga Vuçiç

Kundër njohjes së Kosovës/ Kush është Demo Berisha, shqiptari i propozuar për ministër nga Vuçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

March 9, 2026
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja drejtuesit e rinj të komisariateve Devoll dhe Peqin (EMRAT)

Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, zbulohen emrat e kandidatëve

March 9, 2026
Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

Rama – SPAK-t: Kur na kërkoni arrestime, ejani me prova! Jo me incizime me dy gra

March 9, 2026

“Nuk ngre karton që t’i hiqet imuniteti”, Rama për Ballukun: Do ketë në krah vetëm avokatët e saj

March 9, 2026
GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

March 9, 2026
Pas sanksioneve të SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Von der Leyen vë në pikëpyetje besimin e Evropës në rendin e bazuar në rregulla

March 9, 2026

GJKKO pranon kërkesën e Veliajt, vendos t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore

March 9, 2026
“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

March 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

March 9, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In