• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për jetën luksoze/ “Shpërthen” Elvis Naçi: Të fabrikuara nga një grup maniakësh!

by A R
09/11/2020 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Imami Elvis Naçi ka reaguar ashpër, pasi ditët e fundit është vënë në qendër të akuzave nga një, siç e quan ai, “pseudogazetar”.

“Kam parë një person që i shkruan, një pseudogazetari i quajtur Elio Laze, i cili mund të ketë shkruajtur mbi 20 artikuj dhe ka thënë këto përrallat për mua.

Ky qytetar i dërgon mesazh dhe i thotë ti që ke shkruar për transparencën dhe unë do të dërgoj inforamcion të plotë jo për Elvis Naçin, por për një tjetër fondacion.

Dhe ja dërgon një makinë që e kishte blerë ky fondacion 68 milionë lekë të vjetra dhe një shtëpi që shitet 850 mijë euro.

Ky pseudogazetar i ka thënë brenda javës do i nxjerr dhe pastaj i ka thënë që është mik me këtë personin që ka këtë fondacdion dhe nuk i ka nxjerrë.

Ajo që mund të them është që ky person që bën këto shkrime, unë e kam ditur që është muhabet kot, por ja ka shkrepur dhe ka shkruar.

Kur e lexova që i kanë shkuar informacione për fondacione të tjera e nuk i nxjerr, kjo pastaj e bën situatë të rëndë.

Ajo që shikoj është që po ta shohesh në raport me shkrimet që janë bërë ndaj meje, këta janë një grup manjakësh.

Kur për një person ti shpif dhe je manjak dhe informacionet e argumentete për një fondacion tjetër i fshin dhe i zhduk, kjo s ka ku të mbajë më , kjo është një zullum i hapur”, u shpreh Naçi.

Më tej ai thekson se gjëja më e rëndomë që ka hasur ai është se tashmë përballë shtëpisë ku ai jeton, rrinë njerëz duke përgjuar.

“Gjëja më e rëndomë dhe më manjake që kam hasur është që rrinë përballë kësaj shtëpie duke përgjuar çfarë bëj unë në shtëpi, pasi i ka nxjerrë fotot Elio Laze.

Bashkëshortja ime rri me shami e ti rri si spiun aty, kjo është e trupshme”, tha më tej Naçi.

Çfarë shkruan Elio Laze dhe kush qendron pas sulmeve ndaj Naçit

Elio Laze prej disa ditësh ka botuar disa shkrime kundër Elvis Naçit, dhe duket se kjo është një fushatë e porositur.

Siç aludonte vetë Elvis Naçi, pas këtij sulmi mund të qendrojë një tjetër fondacion konkurrent, i ngjashëm me atë të Elvis Naçit.

Në një ndër shkrimet e veta, Laze shkruan:

““Bamiresi” si yll showbizi

Fakte:

Jeton ne vile. Leviz me eskorte. Paguan nje staf te madh qe kujdesen per imazhin e tij. Paguan media eletronike, vizive dhe te shkruara. I ka hyre bisnesit. Ka toka duke filluar nga Farka e deri ne bregdet. Flas per te blerat jo ato te trasheguarat. Ne emer te fondacionit bamires ka mbledhur miliarda lek ne cdo cep te botes dhe ka zero transparence. Ka konsumuar krim ne shtetet e Bashkuara te Amerikes nepermjet fushatave dhe lekeve qe Shpetim Useini mbledh ne emer te Elvis Nacit.

E shume te tjera.

Propaganda:

Jeton tek Ali Demi ne nje banese te vjeter. Eshte modest dhe ben jete te thjeshte. Nuk ka bisnese. Jeton per t’i bere mire te tjereve. Eshte i ndjeshem. Besimtar i mire.

Keto jane dy anet e atij qe quhet bamiresi Elvis Naçi

E verteta ndryshon nga propaganda.

Elvis Naçi as ben jete modeste dhe as e ka kerkuar kete jete. Ndryshe nga se thote, qe nuk i pelqen Vip-lleku, ne fakt jo vetem i pelqen por edhe sillet si i tille.

Ishte i ftuar tek Syri TV. Nderkohe qe thoshte nje mal me genjeshtra dhe pyetjes rreth pasurive te fondacionit nuk iu pergjigj, rane ne sy dhembet e tij te bardhe dhe te modeluara me kujdes.

Kjo metode quhet “veneers”. Eshte metoda qe VIP-at dhe yjet e showbizit modeojne gojen e tyre. Kjo metode kushton nga 925 deri ne 2500 dollare amerikane per cdo dhemb.

Pervec disa yjeve te skenes shqiptare (spo i permendim me emra), keto dhembe i ka tani edhe bamiresi Elvis.
T’i gezoje dhembet, por nuk besoje se do te thote qe i ka paguar me fitimet e dyqanit te syzeve.

Nejse. Paraqitja tek Syri ishte nje tentative e deshperuar per te kuruar sado pak nga imazhi qe perdite po i therrmohet.

Nje bamires modest nuk jeton ne vila, nuk leviz me eskorte dhe makina luksi. Nuk mban truproja. Nuk ben bisnes. Nuk mban afer vetes njerez qe kane dhene para me fajde tek ndertues te ndryshem. Apo jo, I.H? Do flasim pak me vone dhe per dyqanet tek Myslym Shyri apo per apartamentet tek Prokuroria e Tiranes.

Dhe mbi te gjitha, nje bamires, fondacionin e tij e ka vertet transparent dhe jo familjar.

Nje bamires nuk jep rrushfete dhe nuk furnizon me para media online gjobevenese si ato qe mburren se do behen kamikaz per ty.

Por per keta qe bejne qef me jeten, do flasim ne vijim.

Keshtu pra Elvis. Ose je hoxhe, ose bamires, ose je yll showbizi ose je bisnesmen.

Te gjitha keto bashke, nuk mund te jesh.

Avash avash. Ka nje kohe per cdo gje”.

Në një shkrim tjetër, Laze shkruan:

“Pyetje publike bamires Elvis Naçit

Perse leket e mbledhura nga Shpetim Useini ne SHBA ne emer te kauzave te ndryshme per rastet e fatkeqeve qe ke trajtuar, nuk kane ardhur ne Shqiperi? Perse rrine ne Amerike? Kujt do t’i besh bamiresi atje?

Me cfare motivi dhe tagri, fondacioni Firdeus eshte financues i universitetit Beder?

Me cfare motivi dhe tagri, fondacioni Firdeus eshte financues i Komunitetit Musliman dhe i rrogave te imameve?

Kur shtrohen pyetje, pritet nje pergjigje. Por edhe ne rast se pergjigja do te mungoje, kam te tjera pyetje qe i japin pergjigje edhe ketyre pyetjeve”.

Ndërsa në një shkrim tjetër, Laze shkruan:

“Njeriu 7.7 milione USD te Elvis Nacit ne SHBA

Shpetim Useini. Shqiptar nga Maqedonia e Veriut qe jeton si shtetas amerikan ne Ilinois.

Shpetim Useini nepermjet aplikacionit “gofundme” per kauza te ndryshme ne emer te Elvis Nacit dhe fondacionit Firdeus mbledh shuma te ndryshme monetare.

Deri diten e djeshme, Shpetimi ne emer te Elvisit kishte grumbulluar ne total nje shifer prej 7.7 milione usd amerikane.

Veprimet e dyshes Elvis Naci-Shpetim Useini jane te paligjshme, pasi SHBA kane rregulla strikte rreth donacioneve per bamiresi.

Por se si arriti Shpetim Useini te mbledhe 7.7 milione USD ne emer te bamiresise dhe se si shefi i “piarit” shtetasi I.H ka prona me vlere mbi 2 milione euro ne Tirane, duke dhene dhe para me perqindje per ndertues te ndryshem, do flasim ditet ne vijim”.

/a.r

Next Post
Top Channel po jep El Chapo-n

Tund një shkurre, del një tradhtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In