Partia Demokratike ka anuluar protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës.
Arsyet nuk dihen, por një nga zhvillimet që mund të ketë ndikuar është edhe hetimi i SPAK mbi dyshimet për falsifikimin e dokumenteve lidhur me diplomën e shkollës së mesme së Belind Kelliçit.
Dje, në Prokurorinë e Posaçme u thirr për të dëshmuar zv.drejtoresha e shkollës “Harry Fultz”, e cila u pyet mbi dokumentacionin arsimor të Këlliçit.
Me sa duket, pas kësaj nuk dihet nëse protestat para bashkisë do të vazhdojnë më apo jo.