• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për Dritëro Agollin, vajza e shkrimtarit përgjigjet me poezinë për Lasgushin

by Aalison Pearse Stevens
10/10/2016 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza e shkrimtarit Dritëro Agolli nuk ka lejuar të kalojnë në heshtje akuzat e Marie Poradecit, e bija e shkrimtarit Lasgush Poradeci.

dritero-agolli-vajzaElona Agolli ka zgjedhur një poezi që babai i saj i ka kushtuar Lasgush Poradecit, në përgjigje ndaj akuzave të Marie Poradecit, e cila pretendon se ka qenë pikërisht Dritëro Agolli ai që dha urdhrin për të varrosur Poradecin si njeri i thjeshtë, pa bërë homazhe në nderim të tij.

NË VEND TË NJË REPLIKE ME MARIE PORADECIN

LASGUSHIANE – Nga Dritëro Agolli

Në çetelet e kujtimit, siç këndoi Lasgushi i madh,

Veli yt i çupërisë nëpër mjegull vitesh zbardh.

Kur me helm po pija kupën, siç e piu Sokrati plak,

Ti më the ta pinim bashkë, veç të prisnim edhe pak.

Ti the pak, po prita shumë, – mëndje turbullt gjithë ujem,-

Dhe pastaj e fsheha kupën të shpëtoja nga ky helm.

S’e besoj të vish ta pijmë, as të dukesh më në prag,

Helmi i hershëm nuk na duhet: ti je plakë e unë plak …

Në çdo plak e në çdo plakë helmi fshehur rri në trup,

S’ka pse helm të marrim vetë dhe të bëhemi për turp.

Helmi herët duhej marrë, pa u ndarë as unë as ti,

Se tani ka pleqëria helm me poçe dhe kusi.

Në çetelet e kujtimit, siç këndoi Lasgushi i madh,

Veli yt i çupërisë nëpër mjegull vitesh zbardh …

marie-poradeciAKUZAT E MARIE PORADECIT

Një ditë më parë vajza e shkrimtarit të njohur Lasgush Poradeci, Marie Poradeci ka rrëfyer në faqen e saj në Facebook arsyen se përse nuk u kryen homazhe në nderim të babait të saj, dhe zbuloi personin që urdhëroi varrosjen e shkrimtarit si njeri i zakonshëm.

Marie Poradeci shkruan se ishte pikërisht Dritëro Agolli, në atë kohë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, që nuk ka pranuar që trupi i babit të saj të vendosej në Shtëpinë e Kulturës, ku mund t’i jepte lamtumirën e fundit i gjithë qyteti i tij.

STATUSI I PLOTË:

Ishte qershor i vitit 1982. Babai im, që ishte me motrën në Pogradec, pësoi një ishemi cerebrale shumë të fortë. Atëhere ai ishte 83 vjeç. Unë dhe mamaja ishim në Tiranë. Mamaja kishte mbi 10 vjet që vuante nga një artrit i fortë deformant dhe lëvizte me shumë vështirësi. Motra e shkretë midis lotëve na lajmëroi, duke na e bërë gjendjen e tij shumë serioze.

Mes njëmijë vështirësive vendosëm të shkonim në Pogradec. Duhej të ishim atje sa më shpejt, sepse ndoshta ishte hera e fundit që e shikonim. Me mundim të madh gjetëm një taksi dhe me gjithë gjendjen e rënduar të mamasë u nisëm në orën shtatë të darkës. Gjithë rrugës qanim të dyja në heshtje. Qanim dhe mendonim. Eh sa shumë gjëra! Arritëm në Pogradec rreth mesnatës. Gjendja e babait shumë e rënduar.

Shumë pogradecarë të shqetësuar vinin poshtë te dera dhe pyesnin për gjendjen e tij. Në këto ditë, kur im atë luftonte me vdekjen, vjen në Pogradec me makinën e tij, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Dritero Agolli. Sigurisht, shkrimtari komunist, nuk erdhi në shtëpinë tonë, qoftë edhe për të bërë një vizitë kortezie tek i sëmuri, sipas zakonit shqiptar. Dikush guxoi dhe i tha: në qoftë se Lasgushi vdes a duhet ta vendosim trupin e tij në Shtëpinë e Kulturës, për t’i bërë homazhe dhe t’i japë lamtumirën e fundit i gjithë qyteti i tij, ai u përgjigj prerë: Jo, jo ai do varroset si njeri i zakonshëm.

Next Post
Vettingu-u/ Ganaj firmos dokumentin, si do të deklarohen pasuritë e gjyqtarëve

Vettingu-u/ Ganaj firmos dokumentin, si do të deklarohen pasuritë e gjyqtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Dhunë ndaj gruas, nënës, vëllait apo kunatës. E pësojnë tre persona në Elbasan

December 31, 2025
Rikthehet moti i keq! Stuhi e fuqishme ciklonare në brigjet shqiptare, rrebeshe dhe borë e dendur

2026 nis me stuhi dimërore, Porja: Ngricat dhe dëbora pushtojnë gjithë Shqipërinë

December 31, 2025
Edukimi financiar, në shkolla/ Minxhozi: Informimi për sistemin financiar shmang rreziqet

Viti 2025, zv.Guvernatorja: SEPA, suksesi i vitit! Kursi i këmbimit do vijojë luhatjen, çmimet rriten me…

December 31, 2025
Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

“E vendosim ne se kush do iki apo do qëndrojë në Gjermani”/ Merz: Kujdesemi për sigurinë tonë

December 31, 2025
Grabitet ujësjellësi në Vlorë/ Mbeten pa ujë banorët në disa zona të qytetit

Grabitet ujësjellësi në Vlorë/ Mbeten pa ujë banorët në disa zona të qytetit

December 31, 2025
Ditët e festave/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin për sigurinë në rrugë

Ditët e festave/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin për sigurinë në rrugë

December 31, 2025
Eksperti bën përllogaritjet: Ja sa para i duhen një familje për të kaluar natën e ndërrimit të viteve

Eksperti bën përllogaritjet: Ja sa para i duhen një familje për të kaluar natën e ndërrimit të viteve

December 31, 2025
Rusia sulmon Odesën me dronë, katër të plagosur përfshirë tre fëmijë

Rusia sulmon Odesën me dronë, katër të plagosur përfshirë tre fëmijë

December 31, 2025
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Albin ‘Baba’ fitoi, e dinë në Kosovë se kujt i thonë ‘babë’ shqiptarët?!

December 31, 2025
Viti 2025, nga Papa Fraçesku, tek Giorgio Armani dhe Brigitte Bardot/ Këto janë personalitetet botërore që u ndanë nga jeta

Viti 2025, nga Papa Fraçesku, tek Giorgio Armani dhe Brigitte Bardot/ Këto janë personalitetet botërore që u ndanë nga jeta

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com