Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat se ka dhunuar deputetin socialist Taulant Balla në aeroportin e Romës. Sipas malltezit, deklarata e Pezës në mbrojtje të Ballës, është vërtetim i shpifjeve që shpërndahen në opinion nga kryeministri Rama.
“Me gojën e ushtarit të mirë Peza, Rama pranoi sot autorësinë e shpifjeve dhe gënjeshtrave që fakir-tellallët e tij shpërndajnë ne opinion”, shkruan Malltezi.
“Mbrojtja politike ndaj një provokatori pa shtyllë kurrizore, tregon se Rama vetë ka qenë frymëzuesi dhe porositësi i provokimit të Romës dhe i shpifjeve të Tiranës. Ai është sponsorizuesi kryesor i krimit dhe dhunës, provokimit, gënjeshtrës dhe urrejtjes. Është i fundit që mund të akuzojë dhe i pari që duhet të përgjigjet”, vijoi Malltezi./a.m.