• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuzat për CEZ, Meta: Sulm mafioz ndaj meje, gjeni 1 fakt dhe iki vetë

by
01/10/2015 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta ka lënë karriken e Kryetarit të Kuvendit dhe ka folur për herë të parë publikisht në Parlament lidhur me akuzat ndaj tij për aferën e CEZ dhe kërkesës së PD për hetim ndërkombëtar.

Nga foltorja Kreu i LSI-së, i cilësoi akuzat ndaj tij si një sulm të mirëorganizuar mafioz mediatik, politik dhe financiar. Sipas tij, të gjitha akuzat e bëra ndaj tij janë të pabazuara në asnjë fakt por vetëm në baltë dhe spekulime të mjera.

“Ka rreth 1 muaj që po bëhemi dëshmitarë të një operacioni mafioz politik, mediatik dhe financiar për të përfshirë me domosdo përmes një propagande mashtruese, e cila nuk mbështet në asnjë fakt, veç financimit mafioz të emisioneve dhe të gazetarëve dhe natyrisht edhe të kolegëve deputetë. Lidhur me këtë histori që paska nisur nga BIRN dhe nga një kompani që e ka angazhuar qeveria aktuale, mund të ju them se çdo gjë është e qartë, se është e mbështetur në falsitete. BIRN ka përmendur emrin tim, duke marrë hetimin e studios, e cila është mbështetur nga z. Sait Dollapi për një periudhë përpara Qershorit 2013. Pas përmendjes së emrit tim në mënyrë skandaloze, kompania “Clifford” ka bërë një sqarim të qartët zyrtar, që nuk e ka përmendur emrin e z. Meta për asnjë trasnfertë dhe asnjë praktikë korruptive lidhur me DIA-n.” theksoi Meta

Sa i përket shkrimit të BIRN, ku thuhet se në afera është i përfshirë një ish-Kryeministër, Meta u shpreh se kjo është totalisht e pavërtetë.

“Natyrisht është përmendur se ka qenë të përfshirë politikanë dhe një ish-Kryeministër i proceduar më parë për korrupsion. Dhe ka dalë ashiqare nga dokumentat, se ka qenë një ish-Kryeministër që ka përfituar transferta nga DIA për llogari të kompanisë së tij private. Nëse doni me patjetër që ky ish-Kryeministër të jem unë, më vjen shumë keq për të gjithë ju. DIA dhe 9 kompanitë e tjera, sepse këto 9 kompani të tjera kanë mbledhur 80% të borxheve. Një tjetër falsifikim është bërë nga një njeri që më vjen keq se kam shumë respekt për këtu në sallë, është se Meta paska shkuar për të negociuar në Pragë.” u shpreh Meta

Në fund Meta u bëri thirrje deputetëve të mos bëhen pjesë e këtij operacioni mafioz ndaj tij por të shohin faktet dhe të vërtetat në sy. Ai ftoi deputetët nëse do të gjejnë qoftë edhe një fakt atëherë ai do të largohet vetë.

“Unë ju bëj thirrje të mos bëheni pjesë e këtij operacioni mafioz, mediatik, politik dhe financiar. Unë kam qenë në Pragë për kongresin e Partisë Europiane Socialiste që ka qenë edhe zoti Balla. Dhe unë nuk kam qenë atje për të diskutuar me CEZ për çështje që nuk ishin në kapacitetin tim. Nëse më gjeni një letër, s’keni nevojë për të më kërkuar dorëheqjen, sepse e jap vetë. Por kur nuk keni prova mos u bëni pjesë e këtij operacioni. Më kërkon mua dorëheqjen “i pafajshmi” Basha. Pse duhet të jap dorëheqjen? Sepse ka mashtruar gazetarja e BIRN? U mësuat keq me dorëheqjet e mia. Atëherë e dhashë edhe pse Berisha nuk donte sepse kisha konflikit interesi sepse isha ministër ekonomie. Unë e dhashë dorëheqjen një herë përpara 5 vjetësh, ndërsa Lulzim Basha i ka ikur hetimeve të Prokurorisë. Ndërsa unë i kam shkuar hetimit deri në fund.” tha ai

Next Post

Franca do të paguajë të gjithë ata që do të shkojnë në punë me biçikletë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In