Akuzat për CEZ, Meta replikon me Boden
Pas fjalës së së kreut të Kuvendit, Ilir Meta e mori fjalën ish-ministri i Financave Ridvan Bode që debatoi me disa replika të ashpra me kreun e LSI-së.
Bode: Apologjia juaj më bindi edhe më tepër se ju nuk jeni i pastër në këtë histori. Atë letër e tundni si një gjethe fiku për të mbuluar turpin e atyre që janë implikuar në këtë aferë sipas raportit të avokatëve të qeverisë, por bëtë një gabim fatal se kjo letër ka një zhvendosje kohe prej 2 vitesh nga afera për të cilën ju përmendeni drejtpërdrejt apo tërthor.
Meta: Zotëri ke ndonjë shkresë te të lutem? E ke fjalën për shkresën time apo për tënden. Se shkresa jote është shumë më e rëndë dhe pas shkresës tënde u krijuan ato kompanitë e borxheve.
Bode: Me qetësi dhe durim…kjo letër që ju e tundni si gjethe fiku s’ka të bëjë me ulje çmimi, por me detyrimin e institucioneve të shtetit për të respektuar letrën e angazhimit të qeverisë dhe deklaratën rregullatore…
Meta: E cila favorizonte CEZ, ato që ke kërkuar ti favorizojnë CEZ ke përgjigjet e drejtorit të KESH të asaj kohe thuaj të vërtetat tamam.
Bode: Është kjo letër e BB-së që i është adresuar Naco që kërkon marrjen e masave…njohjen e borxhit të keq…që të merren masa për të mos humbur 66 mln euro…
Meta: Ajo letër presion mbi ERE për të justifikuar veprimin… mund ta sqarosh në Prokurori më mirë.









