Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme, për t’u përgjigjur për akuzat e ngritura nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
KLD paditi ministrin pas deklaratave të tij rreth gjyqtarit Arian Aliaj. Ky i fundit mori vendimin për pezullimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Haki Çako, në lidhje me aferën e përgjimit.
Tahiri akuzoi Aliajn por edhe KLD-në, çka u konsiderua si presion ndaj sistemit të drejtësisë.
d.i.