Lulzim Basha u pyet sot për një reagim për deklaratën e nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, se banda e inceneratorëve e detyroi që të mos pranonte asnjë anëtar nga LSI në Komisionin Hetimor parlamentar.
U vu re që Basha nuk dënjoi as t’ia përmend emrin LSI-së duke e quajtur ‘një forcë tjetër politike’.
“Nuk dua të merrem me ta. Sot e ka radhën maja e trekëndëshit të Bermudës. Dua t’i kujtoj se donin të importonin plehra me ligj. Vetëm presioni i PD dhe shoqërisë civile i bëri që të tërhiqeshin. SPAK është vënë në lëvizje nga denoncimi i PD. Edhe një forcë tjetër politike ka shkuar. Shumë mirë ka bërë. Ndërsa Komsioni Hetimor për Inceneratorët është ngritur pikërisht për t’i dhënë forcë instrumentit të opozitës në Kuvend”, tha Basha.
/a.r
A do ta hetoje SPAKu korrupsionin e rruges se kombit per vjedhjen e 230 miliondollareve nga xhepat e shqiptareve ?Po vrasjet ne bulevard te kater deshmirev zoti Basha ?