• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Akuzat e PD-së për Krajën dhe Dumanin/ Reagon KLP: Mos guxoni të sulmoni SPAK. Tufa ka hallin e tij se kërkon azil

by Java News
04/01/2020 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të SPAK-ut Arben Kraja si dhe të anëtarit Altin Dumani, pas publikimit të një dokumenti, i cili konfirmonte se Kraja ka qenë hetues në fund të diktaturës si dhe të një fotoje të Dumanit duke biseduar me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Pas akuzave të PD dhe disa lajmeve në media, reagoi Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke mbështetur dy prokurorët. Për publikimin e kësaj deklarate KLP-ka zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllua, e cila është karakterizuar nga diskutime të ‘zjarrta’. Shqiptarja.com ka zbardhur ekskluzivisht diskutimet. Nga procesverbali, rezulton se anëtari i KLP-së Bujar Sheshi ka qenë më i ashpri.

Sheshi i ka artikuluar një mesazh të fortë në adresë të politikës dhe sidomos Partisë Demokratike, duke paralajmëruar që askush të mos guxojë për të sulmuar prokurorët e SPAK-ut. Në fjalën e tij, Sheshi la të kuptojë se politikanë të caktuar po sulmojnë SPAK-un për shkak se në të ardhmen mund të jenë objekt hetimi. Duke iu referuar dokumentit për Krajën, i publikuar fillimisht nga Agron Tufa, Sheshi ka pohuar se Tufa ka hallet e tij, pasi kërkon të përfitojë azil në Zvicër.

Por, ndryshe nga Bujar Sheshi, i cili kërkoi një reagim të fortë, anëtarët Nurihan Seiti Metaj dhe Alfred Balla ishin të mendimit se Këshilli nuk duhet të reagojë. Seiti ka theksuar se KLP ka punë dhe detyra të tjera. Po ashtu, sipas Alfred Ballës KLP-ja nuk mund të replikojë me çdo deklaratë të medias. Balla ka pohuar se situata nuk është aq e rëndësishme sa për të reaguar dhe se Këshilli nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj loje. Megjithatë, shumica e anëtarëve u pozicionuan pro një reagimi, qëndrim i cili diktoi edhe deklaratën e KLP-së për këtë çështje.

Diskutimet në KLP për akuzat ndaj Arben Krajës dhe Altin Dumanit 
-Gent Ibrahimi: Duke marrë shkas nga disa reagimet në lidhje me vendimet për emërimin e drejtuesit të SPAK-ut, janë reagime që vijnë nga Partia Demokratike dhe nga disa analistë. Le të diskutojmë sot për nevojën e një reagimi nga ana e Këshillit ose jo. Ky është një draft i papërfunduar, por nëse Këshilli bie dakord që është vendi për një qëndrim nga Këshilli…ka të bëjë me komente negative nga PD-ja dhe një listë analistësh për të kaluarën e z. Kraja, i cili ka qenë hetues në periudhën e diktaturës. Ka pasur edhe një episod për një takim të pretenduar mes z. Dumani dhe një funksionari politik. Ajo që shtrohet në diskutim është nëse ky Këshill do të mbajë një qëndrim dhe cilat do të ishin linjat kryesore të këtij reagimi. Për të mos u marrë me episodin e dytë, linja kryesore e reagimit duhet të jetë që: Të jesh prokuror në SPAK duhet të kalosh disa sprova ligjore dhe një test profesional, të cilët prokurorët që janë sot në SPAK e kanë kaluar. Këto janë të vetmet rregulla ligjore morale dhe çfarë të doni tjetër për të qenë në SPAK. Janë Vetingu, Autoriteti i Dosjeve dhe KLP, pra janë tre aktorë institucionalë që kanë filtruar imët të gjithë prokurorët dhe këta tre aktorë institucionalë nuk kanë gjetur asnjë pengesë ligjore apo dyshim profesional.

-Nurihan Seiti Metaj: Mendova logjikën e fjalës tuaj, tre fjalitë e fjalës tuaj lidheshin me kushtet ligjore, profesionale dhe etike të çdo magjistrati, dhe këtu për ne si anëtarë të KLP-së çështja mbaron. Ne kemi punë dhe detyra të tjera. Ky kapitull është i mbyllur.

-Alfred Balla: Unë kam qenë partizan për reagime të Këshillit në momente të caktuara, ndërsa në rastin konkret unë mendoj që ne ta lëmë median e lirë, t’i lëmë prokurorët të lirë. Nëse ne do të replikojmë me çdo deklaratë të medias…ne kemi zgjedhur këtë rrugë që të kandidojmë dhe të përballemi, jo me këtë që për mua nuk janë asgjë, por ai do përballet me krimin, do të luftojë grupet e organizuara dhe korrupsionin. Nuk mendoj se se është vendi që të reagojmë. Unë jam anëtar i KLP-s dhe duke unë mbledhjen live të KLP në media, me titra thoshte se anëtari i KLP-së po shikonte enë kuzhine, që është për të qeshur. Unë mendoj se nuk është momenti dhe nuk është situata e asaj rëndësie që të reagojmë… Edhe për ata fotografinë më kishin shkruar në blog, dhe u kam kthyer përgjigje se nuk është turp të pish kafe me kryetarin e Komisionit të Ligjeve. Ligji i ka përcaktuar rastet kur një prokuror përbën konflikt interesi të rrijë me një deputet apo qoftë kriminel. Këto janë nuanca mediatike. Ne si Këshill nuk duhet të futemi në këtë lojë.

-Bujar Sheshi: Neni 185 i ligjit 115 thotë që Këshilli me nismë apo bazuar në kërkesa të prokurorëve, mund të bëjë deklarata publike në mbrojtje të prokurorëve të veçantë kur gjykon se të drejtat e tyre njerëzore rrezikohen të shkelen për shkak të kryerjes së detyrës. Që Këshilli duhet të reagojë, e ka mbështetjen ligjore tek neni 185 që lexova. Rasti i të dy prokurorëve të SPAK-ut nuk është thjeshtë mediatik. Për rastin e z. Kraja, fillimisht është pretenduar nga nja individ, i cili ka hallet e vete, nuk do ishim shumë në merak për të, pasi do që të marrë status. Dhe së dyti është ngritur nga një personazh politik që përfaqëson një forcë politike. Kështu që nuk është thjeshtë një opinion mediatik. Në këto kushte unë mendoj se ne si Këshill duhet të reagojmë dhe duhet të reagojmë fort, me qëllim që askush të mos guxojë që të sulmojë sidomos prokurorët e SPAK-ut, nëpërmjet çdo lloji mjeti që ata e quajnë të arsyeshme për interesat e tyre politike apo të perspektivës se ku mund ta shikojnë veten dhe që të marrin masat. Pra unë them se duhet të reagojmë dhe të reagojmë fort bazuar në këtë kërkesë ligjore dhe në këto rrethana. Unë do të isha për një përgjigje shumë më të përmbledhur. Ata kanë kaluar filtrat. Në këto kushte askush nuk ka të drejtë që të flasë, cenojë apo të përgojojë figurën dhe autoritetin e prokurorëve të SPAK-ut.

-Tartar Bazaj: Ajo që më shqetëson mua z. kryetar është se nga ana e Këshillit nuk respektohen standardet, operon me dy standarde. Anëtarë të KLP-së po intimidohen kaq shumë për të diktuar dhe për të pasur nën kontroll votën. Dhe ne kurrë nuk kemi pasur edhe një reagim qoftë formal në mbrojtje të anëtarëve të KLP-së. Nuk jam kundër për ta mbrojtur. Jam pro për ta mbrojtur, por duhet të qëndrojmë në mbrojtje të të gjithë anëtarëve të Këshillit./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Ishte në kërkim për përndjekje, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

Ishte në kërkim për përndjekje, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In