• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e PD, reagon Manastirliu: Investime në të gjithë maternitetet!

by Java News
24/12/2018 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se po bëhet propagandë me fatkeqësinë e shqiptarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se ka përmirësuar infrastrukturën shëndetësore jo vetëm në Tiranë por edhe në konsultoret e nënës dhe fëmijës në të gjithë vendin si dhe në maternitetet e spitaleve rajonale.

Me programin kombëtar të 300 qendrave shëndetësore MShMS ka investuar këtë vit në 45 konsultore të nënës dhe fëmijës dhe vijon investimin në 100 konsultore të tjera me buxhetin e vitit 2019.

Është investuar në maternitete që më parë ishin pa asnjë shërbim ose me shërbime të mangëta me programin e patronazhit, ku mjekë nga spitalet e Tiranës japin shërbim në ditë të caktuara në spitalet e rretheve.

Si shembull mjafton të përmendet spitali i Burrelit, ku gjatë 2017 kishte vetëm 13 lindje ndërsa në 9 muajt e parë të këtij viti, me nisjen e programit të patronazhit, ka patur 163 lindje.

Vetëm gjatë vitit 2018 është investuar jo vetëm në Tiranë por në të gjithë maternitetet e spitaleve rajonale, ku janë instaluar 30 inkubatorë të rinj, nga të cilët, 11 janë të lëvizshëm. Gjithashtu 8 eko të reja I janë shtuar spitaleve rajonale për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës.

Këtë vit u ndërtua Materniteti i ri i Sarandës, me standardin më të lartë të shërbimit shëndetësor. Një tjetër investim i rëndësishëm po përfundon, ndërtimi I Maternitetit të ri të Korçës.

Me buxhetin 2019, do të nisë rijetësimi i materniteteve Kukës, Berat, Lezhë, Pogradec dhe Mat.

Duke ftuar Partinë Demokratike të mos spekulojë edhe me shëndetin e të porsalindurve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton qytetarët se investimet me fokus nënën dhe fëmijën do të vijojnë në vitin 2019.

Vit i cili do të nisë me bonusin e bebes për çdo fëmijë që vjen në jetë duke filluar nga Janari 2019,” shkruhet në deklaratën e Ministrise./a.meta

Next Post
“Zhvendosja e Lanës, gjëja më absurde që nga koha e Romës së Lashtë”

VIDEO/ Protesta te “Unaza e Re” shoqërohet me tensione, godasin makinën me shqelma: Fike, bashkohu me ne!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In