Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, në lidhje me humbjen e vulës së insitucionit që ai drejton.
Sipas Bushit, akuzat e lëshuara nga Ristani se ai qarkullon me armë dhe vulën e bashkisë në lokale natë janë trillime.
“Për humbje të objekteve personale, unë denoncimin e kam bërë pranë organeve kompetente brenda 5 minutave që kam konstatuar se në makinën time mungon çanta e objekteve personale, 2 orë pasi kamdalë nga zyra, dhe kjo ngjarje ka 1 muaj që ka ndodhur. Deri këtu nuk besoj se është lajm me interes publik dhe nuk ka asnjë lidhje me ndonjë shkelje ligjore apo morale. Por ky fakt nuk e ndal as Saliun dhe as Ristanin që të vazhdojnë në atë vazhdën e trillimeve dhe politikës super banale të shpifjeve dhe sajimeve të njohura që çdo individ normal, ta përkthejë në një histori të pavërtetë dhe komplet jashtë realitetit”- tha Bushi.
Më tej ai deklaroi se në çdo kohë, është i përkushtuar për të ushtruar me përgjegjësi detyrën që i është besuar nga qytetarët e Krujës.