• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e PD, reagon AKSHI: Pse mashtron “opozita” dhe e vërteta e projektit të digjitalizimit të punës së inspektorëve tatimorë

by A R
28/08/2020 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

AKSHI ka reaguar për denoncimin e PD, saktësisht të ish- deputetit Endri Hasa për një tender fiktiv 1 miliardë lekë të dhënë nga ky institucion.

Sipas AKSHI-t, kjo është një përpjekje e dëshpëruar nga PD për të baltosur punën e institucionit si dhe nuk dha asnjë argument mbi tenderin që pretendon se është fiktiv.

Më tej AKSHI sqaron se procedura e tenderimit është hapur për 23 ditë dhe asnjë operator s’bëri ankesë.
Ndër të tjera sa i përket sistemit të monitorimit të inspektorëve të Tatimeve nuk ekziston nga 2013 pasi s’mund të ndërtohej, por po ndodh sot dhe është një investim që do kthehet.

REAGIMI I AKSHI

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hedh poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike, duke i konsideruar ato thjesht një përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar për të baltosur punën e vazhdueshme të institucionit të shumëbesuar nga qytetarët shqiptarë! E ndërkohë që “opozita” shqiptare kërkon me çdo kusht vëmendje mediatike thjesht për përfitime politike, fatkeqësisht nuk dha asnjë argument mbi arsyet e prokurimit të një prej projekteve më të rëndësishme të modernizimit të administratës publike, kaq i kërkuar nga komuniteti i biznesit, duke dalë hapur kundër interesit të tyre, vetëm e vetëm për të dalë në media ndonëse me akuza të rreme.

AKSHI ka detyrim të udhëheqë revolucionin digjital të Shqipërisë, të shërbimeve publike, të shërbimit të qytetarëve dhe të goditjes ndaj korrupsionit. Opozitës i kujtojmë se këtë punë e vlerësuan një muaj më parë dy organizatat më të rëndësishme dhe të besuara në nivel botëror, OKB dhe OECD, që e renditën Shqipërinë në vendin me qeverisjen digjitale më të mirë të rajonit duke lënë pas edhe vende anëtare të BE-së.

Opinioni publik duhet të dijë se nëpërmjet shërbimit të automatizimit dhe monitorimit të aktivitetit për inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të mundësohet automatizimi i të gjitha proceseve të punës së inspektorëve tatimorë, që nga dixhitalizimi i strukturës, ndarja e detyrave, ndjekja dhe gjurmimi i rasteve, gjurmimi i lëvizjeve të inspektorëve e deri te verbalizimi i inspektimeve dhe kundëvajtjeve. Nëpërmjet regjistrimit elektronik të çdo veprimi, sistemi do të evidentojë në mënyrë automatike ngarkesën e punës, duke ndihmuar vendimmarrjen e administratës tatimore për shpërndarjen e inspektorëve në terren;Do të evidentojë zonat problematike në lidhje me informalitetin dhe evazionin dhe do të gjenerojë raporte dhe statistika, që aktualisht janë shumë të vështira ose të pamundura për t’u realizuar.

Gjithashtu sistemi, duke u mbështetur në platformën qeveritare të ndërveprimit dhe duke marrë në mënyrë automatike informacionin e dobishëm nga të gjithë sistemet ekzistuese do të shkurtojë kohën e humbur duke mbledhur informacion nga inspektorët si dhe do të evitojë pasaktësitë e mundshme të informacionit të shkëmbyer në rrugë jo-elektronike, duke rritur për rrjedhojë efiçencën dhe saktesinë e punës së tyre. Po ashtu, duke qenë se çdo veprim do të lërë gjurmë, asnjë inspektor nuk mund të mbyllë një sy përpara shkeljeve dhe të pretendojë, që nuk i pa ato, instrument që do të ndikojë automatikisht në uljen e nivelit të korrupsionit deri në eliminimin e tij.

Është e qartë pra që ky shpenzim, ashtu sikurse të gjitha shpenzimet në fushën e inovacionit, jo vetëm që nuk mund të jetë shpërdorim, por përkundrazi është një investim që shumë shpejt do të kthehet mbrapsht duke na njohur me rezultate pozitive konkrete, që do të arrihen nga implementimi i këtij sistemi.

Ndryshe nga sa pretendohet në deklaratë, ky sistem jo vetëm që nuk ekziston prej vitit 2013, por nuk ka qenë i mundur të ndërtohej në vitin 2013, sepse bazohet mbi elemente të qeverisjes elektronike të ndërtuar në këto 7 vite; të njëjtët elemente që e klasifikojnë sot Shqipërinë të parën në rajon për qeverisjen elektronike sipas OECD, me 7 tregues nga 7 të realizuar dhe të 36-tën në botë sipas OKB, duke lënë pas vende nga më të zhvilluarat në botë si Zvicra, apo edhe shteti fqinj Italia.

Në lidhje me pretendimet mbi procedurën e tenderimit, Agjencia Kombëtare e Shoqerisë së Informacionit thekson se kjo procedurë ka qenë e hapur për 23 ditë në portalin e prokurimeve publike dhe asnjë operator nuk ka bërë ankesa mbi specifikimet teknike të sistemit apo mbi kriteret e kualifikimit.

Next Post
Maqedoni e Veriut/ Zaev i shtrin dorën opozitës: Nuk duam zgjedhje pa ju, le të bisedojmë për datën

Nesër votohet qeveria “Zaev”, opozita s’pranon postin e nënkryetarit të kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

January 24, 2026
“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

January 24, 2026
“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

January 24, 2026
Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

January 24, 2026
“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

January 24, 2026
Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

January 24, 2026
1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

January 24, 2026
Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

January 24, 2026
Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In