Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me deklaratat e bëra nga ish-Shefi i Antidrogës së Fierit Dritan Zagani se shefa policie janë të lidhur me trafik droge. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama shpreh keqardhje për akzuzat e opozitës, ndërsa fton selinë blu që të shpallin Zaganin pishtar demokracie, siç e quan ai një person që përdhos uniformën e policië.
“#VajmedetPD te ka mbetur ta shpallesh pishtar demokracie perdhosesin e uniformes blu qe kerkohet nga policia per bashkepunim ne trafik droge.” shkruan Rama
Ish-Shefi i Antidrogës së Fierit akzohet se dekonspironte aksionet ndaj narkotikëve të policisë, ndërsa është nën hetim për shpërdorim detyre.









