• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e PD për prokurimin e barnave në spitalin e Vlorës, qeveria: Ja e vërteta

by A R
16/04/2016 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një dalje për media, deputetja e Partisë Demokratike Arbjola Halimi pretendon se në Spitalin Rajonal të Vlorës janë blerë ilaçe me prokurim të drejtpërdrejtë edhe pse në magazinë gjendeshin medikamente të mjaftueshme, ndërkohë që në një tjetër prokurim të drejtpërdrejtë është konstatuar shkelje ligjore  pasi ilaçet janë blerë pa vendosur si kriter të detyrueshëm vërtetimin nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Gjithashtu, sipas deputetes Halimi tenderi i pastrimit të Spitalit Psikiatrik të Vlorës i është dhënë kompanisë me ofertën më të lartë duke përjashtuar firmat që kanë ofruar më pak.

Për prokurimet në Spitalin Rajonal dhe Spitalin Psikiatrik të Vlorës:

Në përgjigje të pretendimeve të ngritura në deklaratën e deputetes Arbjola Halimi sqarojmë se faktet e paraqitura prej saj nuk janë aspak të sakta.

Për sa i përket akuzës së parë e vërteta është se Spitali Rajonal i Vlorës nuk ka pasur gjendje të medikamenteve në magazina dhe për këtë arsye ka ndërhyrë me prokurim të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e nevojave të ngutshme të fillim vitit.*

Së dyti, informojmë deputeten Halimi se asnjë medikament që hyn në Republikën e Shqipërisë nuk mund të tregtohet brenda territorit pa marrë miratimin nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe pa pullën përkatëse për çdo barnë, në rastin konkret pulla e dedikuar për përdorim spitalor. Prandaj edhe pretendimi se Spitali Rajonal i Vlorës ka prokuruar ilaçe të pa pajisur me vërtetim nga agjencia është i pavërtetë.

Së treti, theksojmë se procedurat për tenderin e pastrimit të Spitalit Psikiatrik të Vlorës janë kryer sipas ligjit për prokurimin publik dhe thirrja për këtë tender ka qenë e pasqyruar në faqen e zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike.  Në këtë garë kanë marrë pjesë katër firma ku njëra prej tyre nuk ka paraqitur ofertë.

Pas vlerësimit të dokumentacionit të firmave rezultoi se njëra prej tyre, sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Licencimit,  nuk e ka pastrimin si objekt të aktivitetit. Ndërsa një tjetër firmë pjesëmarrëse, jo vetëm që i mungonte eksperienca në kontrata të tilla, por nuk kishte shlyer ende detyrimet tatimore si dhe nuk zotëronte specialistët përkatës.

Gjithashtu, pas shpalljes së rezultatit asnjë nga firmat pjesëmarrës ne garë nuk e ka ankimuar vendimin final. Ndërkohë që oferta fituese është 30% më e ulët se fondi që shpenzonte Ministria e Shëndetësisë për pastrimin dhe gjelbërimin e Spitalit Psikiatrik.

Next Post

Bleona pranoi se ka bërë seks me Van Dame, ja si ironizon Ermal Mamaqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In