• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e opozitës për drejtorin në bashki, Veliaj: Gënjeshtër e madhe, kallëzim në prokurori për shpifje

by A R
28/04/2023 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Gënjeshtër e madhe”. Kështu i konsideron kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, akuzat e opozitës për Mariglen Qaton. Ky i fundit u akuzua nga Këlliçi një ditë më parë se pasi ka qenë drejtor i UKT-së dhe IMT-së ka punësuar familjarë në bashki, ndërsa vëllai i tij dhe vjehrri kanë kompani që kanë marrë tendera prej 19 milionë Eurosh nga Bashkia e Tiranës. Veliaj tha se për këtë çështje është bërë kallëzim për shpifje.

Blendi Fevziu: PD ka denoncuar këtë aferë midis jush që është çështje nepotizmi dhe korrupsioni. E tha Këlliçi këtu, por dje e ka bërë dhe publike. Një prej drejtorëve të tuaj të quajtur Mariglen Qato që është drejtor i UKT në dy vite dhe më pas drejtor i IMT-së, ka kunatën, kunatin dhe vëllain të tre që punojnë në bashki. Ndërkohë që vjehrri i tij dhe vëllai i tij kanë kompani që kanë marrë nga Bashkia e Tiranës dhe UKT tendera prej 19 mln Euro ose 25 në total, por OSHEE dhe ARRSH nuk po ua fus ju. Pra një drejtor i bashkisë që ka gjithë farefisin në bashki, po e quajmë çështje nepotike dhe që përfiton 19 milionë euro nga tenderat e bashkisë.

Erion Veliaj: Jam informuar për rastin dhe ka vajtur një akuzë në prokurori për shpifje. Për këto raste. Po të them edhe njëherë, edhe gjysma e Klanit të punojnë burrat dhe gratë në bashki por unë nuk u mbaj dot pishtarin njerëzve. Nëse një njeri ka filluar që në kohën e Lul Bashës, një tjetër në kohën e Edi Ramës dhe një tjetër me një kontratë të BE-së, unë nuk mbaj këtu pishtarin. Ajo që u kërkoj të gjithëve është të bëjnë atë që bëj unë. Unë i çoj të gjithë në prokurori. Unë kam çuar Saliun për iranianët në prokurori, kam çuar Monikën për shpifje, Gridën, Joridën, Albana Vokshin dhe i kam fituar të gjitha. Dhe për sa kohë të gjitha procedurat kush punon ku, kush është ndarë me kë, kush është vjehrri i kujt, unë pishtar nuk i mbaj njeriu, por për sa kohë njerëzit e bashkisë i çojnë të gjitha shpifjet në prokurori do të pres gjykatën…

Mua nuk më rezulton kështu dhe më rezulton një gënjeshtër shumë e madhe. Dhe pikërisht që nuk është kështu më vjen mirë që ka filluar procedura ligjore dhe unë them do presim. Kjo është e gjitha një shpifje. Kohët kur gjykata bëhej nëpër studio, koha kur verdikti jepej nëpër studio, koha kur prokuroria dhe SPAK punonte nëpër studio ka mbaruar. Për sa kohë unë shkoj në prokurori për të gjitha akuzat, do të thotë që inkurajoj të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. Për sa kohë zotëria e ka çuar në prokurori ftesa për kundërshtarët është pse nuk shkoni në prokurori nëse kjo është e vërtetë? Shkoni e provoni? 

/a.r

Next Post
tarifa

Pas një lajmi se parlamentarët po tentojnë të rrisin “pa bërë shumë zhurmë” rrogat e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In