• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat e opozitës, Lleshaj: Stuhi e ngritur në gotë! Vetëm qytetari mund ta ndryshojë qendrën e votimit

by A R
01/10/2020 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi sot se në datën 5 tetor qytetarët do të kenë akses për të parë qendrat e votimit.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për ndryshime fiktive të qendrave të votimit të qytetarëve, Lleshaj tha në një intervistë për “Real Story” se, “nuk ka ndryshim të listave zgjedhore në kuptimin e atyre ndryshimeve që po artikulohen pa përgjegjësi në media nga aktorë politikë apo mediatikë. Listat do të publikohen më 5 tetor e të gjithë do të kenë mundësi ta verifikojnë se sa e kotë është kjo stuhi e ngritur në gotë”.

Lleshaj tha se nuk ka ndryshim të listave.

“Qytetarëve që ankohen s’u ka ndodhur asgjë. Në Shqipëri kemi një dokument themelor që është Regjistri i Gjendjes Civile dhe në kolonën e krahut të majtë janë të gjithë atributet ose të dhënat e hedhura në këtë regjistër. Sa herë prodhojmë diçka marrim të dhënat nga ky regjistër. Për shembull certifikatë personale ose listën e zgjedhësve që ka Zyrën e Gjendjes Civile, qendrën e votimit, kodin, adresën”, u shpreh Lleshaj.

“Shqipërisë për fatin e keq që nga viti 1990 i është shkatërruar një nga kolonat esenciale të shtetformimit që është Regjistri i Gjendjes Civile. Nga 90-ta për shkak të lëvizjes kaotike njerëzit e humbën këtë referencë, dhe humbën nga regjistrat. Tani vijmë në shekullin e 21-të ku qytetarët e këtij vendi nuk kanë adresa”, tha Lleshaj.

Lleshaj tregoi një rast ku një certifikatë e gjendjes civile e vitit 2017 tregon vendbanimin vetëm Tiranë, ndërkohë një certifikatë e gjendjes civile e vitit 2020 tregon adresën e plotë.

“Ky proces ka nisur në 2016 dhe është detyrim ligjor që çdo qytetar nga adresa thjesht Tiranë të vendosë adresën e saktë”, tha Lleshaj.

“Adresat e votimit nuk ndryshohen nga ky proces. Ndërsa procesi i aktualizimit të adresave është një proces esencial shtetformues”, u shpreh Lleshaj.

Lleshaj tregoi rastin e një qytetari që ka denoncuar ndryshimin e adresës, por që në fakt nuk i kishte ndryshuar numri i qendrës së votimit.

“Ai nuk mund të votojë në dy qendra, sepse është i regjistruar tek qendra e votimit tek njësia 7. Prej Regjistrit të Gjendjes Civile merret vetëm adresa zgjedhore e qytetarit, pavarësisht ku banon ai sot, merret vetëm adresa zgjedhore”, tha Lleshaj.

Lleshaj u shpreh se, “në datën 5 tetor dhe më pas qytetarët do të kenë akses për të parë qendrat e votimit”.

“Vetëm qytetari mund ta ndryshojë qendrën e votimit. Duhet të shkojë të provojë që ka ndryshuar vendbanimin dhe më pas i ndryshohet qendra e votimit”, theksoi Lleshaj.

Për takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim, Lleshaj tha se, “diskutuam shumë tema me ambasadoren amerikane. Kishte nevojë për shpjegim për të gjithë qytetarët sonte. Ambasadorja më solli raste”.

“Do të ndërtojmë portale, aplikacione ku qytetarët do të kenë mundësi të shohin qendrat e votimit”, tha Lleshaj.

Next Post
Merr fund ëndrra europiane e Tiranës, mposhtet 3-0 nga Young Boys në Bernë

Merr fund ëndrra europiane e Tiranës, mposhtet 3-0 nga Young Boys në Bernë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

March 11, 2026
Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Me mikun tim të mirë folëm për integrimin dhe investimet

Presidentja e KE: 10 ditët e para të luftës i kushtuan Evropës 3 miliardë euro

March 11, 2026
“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In