• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Akuzat e kompanisë koncensionare/ Reagon Autoriteti Portual i Durrësit: Pamjet me dron rrëzojnë pretendimet

by Java News
30/07/2023 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Portual i Durrësit ka reaguar pas akuzave nga kompania koncesnionare EMS-APO, e cila kishte akuzuar se Autoriteti Portual ka ndërhyrë me forca policie për ti pezulluar aktivitetin e saj tregtar.

Në një njoftim për media, APD thekson faktin se institucionet shtetërore në asnjë moment nuk kanë cënuar gëzimin e qetë dhe të plotë të kontratës nga ana e EMS-APO, dhe as veprimtarinë e saj operacionale, por kanë kërkuar ushtrimin e të drejtës së kalimit për të aksesuar në sipërfaqe të një kantieri për zhvillim të miratuar me Ligj nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Më tej nënvizohet se Autoriteti dënon me forcë qëndrimet tërësisht abuzive të përfaqësuesve të koncesionarit EMS-APO në disa media kombëtare, në përpjekjen për të intimiduar dhe penguar zbatimin e planeve të sigurisë dhe të administrimit portual në Portin e Durrësit.

Njoftimi i plote

Autoriteti Portual Durrës shpreh indinjatën e thellë dhe dënon me forcë qëndrimet tërësisht abuzive të përfaqësuesve të koncesionarit EMS-APO në disa media kombëtare, në përpjekjen për të intimiduar dhe penguar zbatimin e planeve të sigurisë dhe të administrimit portual në Portin e Durrësit.

Nënvizojmë faktin se institucionet shtetërore në asnjë moment nuk kanë cënuar gëzimin e qetë dhe të plotë të kontratës nga ana e EMS-APO, dhe as veprimtarinë e saj operacionale, por kanë kërkuar ushtrimin e të drejtës së kalimit për të aksesuar në sipërfaqe të një kantieri për zhvillim të miratuar me Ligj nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Përtej pretendimeve të pavërteta të shoqërisë EMS-APO, Autoriteti Portual ka marrë masat e nevojshme për vijimësinë e aktivitetit ditor të të gjitha terminaleve portuale, përfshirë dhe terminalin lindor, duke përmirësuar planet e sigurisë dhe planet e rregullimit të brendshëm të qarkullimit në port. Duke konsideruar fluksin e madh të pasagjerëve dhe mallrave që përpunohen në Durrës në këtë periudhë, është sigurisht e nevojshme që të ketë rritje të masave të sigurisë, masa për të cilat janë informuar përfaqësuesit e shoqërisë koncesionare.

Për më tepër është lehtësisht e vërtetueshme se aktiviteti i përpunimit të mallrave në Terminalin Lindor ka vijuar sot normalisht dhe pa pengesa, ku janë ngarkuar 14.000 tonë mall krom. Fakt ky i vërtetuar me pamje nga dronët tanë të cilët monitorojnë mbarëvajtjen e proceseve, si dhe nga pamjet satelitore të disponueshme nga ASIG.

Qëndrimet refuzuese dhe penguese të shoqërisë EMS-APO nuk gjejnë arsyetim apo mbështetje as në veprimtarinë operacionale dhe as në performancën e saj ekonomike, duke mos përmbushur, në mënyrë të përsëritur, planet e propozuara nga vetë shoqëria në kontratën koncesionare.

EMS-APO po abuzon me informacionin në përpjekje për të mbuluar faktin se është një prej shoqërive me performancën më të dobët ne Portin e Durrësit, bazuar në fakte e në shifra, e cila ka vendosur të maksimizojë fitimin e saj përmes konflikeve me Autoritetin Portual, duke kërcënuar me padi dhe arbitrazhe.

APD siguron të gjitha palët e interesuara se ne veprojmë në konformitet të plotë me ligjin dhe nuk do të lejojmë EMS-APO, dhe asnjë kompani tjetër, të njollosë procese transparente dhe operacionale të Portit, për të mbuluar paaftësinë e stafit të saj menaxhues.

Ndodhur në këto kushte, dhe pavarësisht vullnetit të mirë të autoriteteve shtetërore, është evident fakti se EMS-APO vijon të dëshmojë një mungesë të plotë vullneti për të bashkëpunuar me institucionet përkatëse si dhe ka ndërmarrë veprime të qëllimshme me synim përfitime nga vendime gjyqësore eventuale.

Për më tepër, në kushtet ku, gjatë aktivitetit koncesionar janë konstatuar në mënyrë të përsëritur një numër i gjatë shkeljesh të parashikimeve kontraktore, qendrimet dhe veprimet e sotme penguese nga shoqëria EMS-APO e bëjnë atë një subjekt aspakt të besueshëm për zhvillimin e sektorit portual në Shqipëri.

Next Post
Nëna e viktimës në Maliq: E pagoi kunata të më vriste çupën. E ka tërhequr zvarrë me çarçaf

Nëna e viktimës në Maliq: E pagoi kunata të më vriste çupën. E ka tërhequr zvarrë me çarçaf

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In